Author: Bashkia Elbasan
Njoftim “Për vend të lirë pune në arsimin parashkollor”
Bashkia Elbasan shpall vend të lirë pune për mësuese në arsimin parashkollor me afat të përkohshëm, në Kopshtin Lugaxhi, Njesia Administrative Labinot Mal. Të interesuarit për punësim, do të njoftohen me e-mail sipas afateve ligjore në Udhëzimin nr.12 datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit te mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “ Mësues për Shqipërine”.
Njoftim!
Bashkia Elbasan në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, si dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 18 datë 04.03.2022 “Mbi miratimin e nisjes së proçedurave për marrjen me qira të një mjeti për plotësimin e nevojave të transportit të administratës së Bashkisë Elbasan, me një fond deri në 75 000 lekë/muaj”, kërkon të marrë me qira 1 mjet (fuoristradë), për plotësimin e nevojave të administratës së Bashkisë Elbasan me afat 1 (një) vit. Të gjithë të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit të të Ardhurave Aseteve Buxhetit dhe Financës (Sektorit të Aseteve) në Bashkinë Elbasan, për t’u informuar në lidhje me specifikimet e nevojshme të mjetit.Në ofertë kërkohet të përfshihet çmimi i qirasë mujore dhe të jetë i shoqëruar me dokumenta pronësie të mjetit.
Ofertat dorëzohen me zarf të mbyllur në zyrën e Protokollit të Bashkisë.
Afati i pranimit të ofertave është data 05.05.2022 ora 09 00.
Hapja e ofertave do të bëhet në datën 05.05.2022, ora 1100, në katin e dytë të Bashkisë Elbasan.
Gjithashtu, Ju njoftojmë se, pas hapjes së ofertave,komisioni i vlerësimit do të bëjë verifikimin e mjetit të paraqitur në ofertë, prandaj kërkojmë disponueshmërinë tuaj.
Faleminderit!
NJOFTIM “PËR VEND TË LIRË PUNE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR”
Bashkia Elbasan shpall vend të lirë pune për mësuese në arsimin parashkollor, me afat të përkohshëm, në Kopshtin Shinavlash, Njesia Administrative Tregan. Të interesuarit për punësim, do të njoftohen me e-mail sipas afateve ligjore në Udhëzimit nr.12 datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit te mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit ” Mësues për Shqipërine”.