Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Elbasan

Llatja/ Në planet tona, krijimi i “ qytetit të fëmijëve” me qëllim edukimin dhe argëtimin e tyre 

Që fëmijët të kenë një ditë ndryshe, nga çdo pikëpamje, që nga leximi i librave, argëtimi, lojërat, etj, kërkon një vëmëndje të veçantë. Tashmë ka shumë shoqata të ndryshme që realizojnë kampe verore, kurse të ndryshme për fëmijët, ku këta të fundit edukohen dhe argëtohen. Edhe Bashkia e Elbasanit e ka një qendër të mirëfilltë edukimi, dhe argëtimi, ku punohet me një përkushtim dhe vëmendje maksimale për çdo fëmijë. Por ambicia vazhdon, pasi kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, në planet e tij, dhe të institucionit që ai drejton, dëshiron që të shtojë qendrat e mirëfillta për edukimin e fëmijëve në Elbasan.  

 “ Kemi në plan të krijojmë një koncept “ qytet fëmijësh” në ish Repartet Ushtarake. Aktualisht ne e kemi një qendër të tillë, por që do ta rrisim në vazhdimësi, me një gamë të gjerë kursesh për fëmijët dhe të rinjtë, dhe ky fakt kërkon ambjente më të mëdha dhe komode për fëmijët”. 

Madje tashmë vendet ku mund të ngrihen këto qendra janë gjetur nga kryebashkiaku, që sipas tij janë “  Reparti Ushtarak i Krastës, Ullishtat, në qytet, ku të ndërtojmë kënde lojrash, dhe qendra të mirëfillta për edukimin e fëmijëve, plane të cilat do të realizohen  në një të ardhme të afërt”.

Llatja/ Asfaltim edhe në fshatrat e largët malor.

Një tjetër investim nga Bashkia në Labinot Mal. Falë bashkëpunimit mes komunitetit Bashkisë   së Elbasanit dhe Këshillit të Qarkut u bë e mundur asfaltimi i 1.1 klm rrugë rurale në fshatrat Griqan – Labinot Katund. Punimet të cilat janë drejt përfundimit i ka parë nga afër Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, i cili pasi ka marrë falenderimet e banorëve për cuarjen e asfaltit deri në këto zona malore pohon se ” kjo rrugë prej vitesh ishte kthyer në një gangrenë për banorët e fshatit Labinot Katund, të Njësisë Administrative Labinot Mal. Rruga do t’i vijë në ndihmë rreth 2000 banorëve të cilët punojnë në bujqësi. Me shtrimin e rrugës me asfalt, banorët do të qarkullojnë lehtësisht drejt Labinotit Mal, qendrës shëndetësore dhe tregut bujqësor”. Bashkia ka kryer shumë investime të rëndësishme në Labinot Mal, që sipas Z. Llatja  me planifikimin e buxhetit investimet do të vijojnë në zonën e largët malore të Elbasanit.” Do të investojmë në sistemime urash si edhe në rrugë lagjesh, me qëllim që të lehtësojmë qarkullimin e banorëve”. Investimi në fjalë është kërkesë e vetë banorëve e cila ju përgjigj në një kohë rekord nga ana e Bashkisë. Kryetari i Bashkisë i bën thirrje qyterëve që të bashkepunojnë me Bashkinë në të mirë të komunitetit.