Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak
		
	
NJOFTIM
Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.
Ju njoftojmë se më datë 23.10.2024 ora 11:00 zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 3), në ambjentet Imperial, me këtë rend dite:
- Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
 - Mbi miratimin e dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i bashkisë për muajin Shtator 2024.
 - Mbi miratimin e dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Shtator 2024.
 - Mbi dhënien e mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak Z. Ymer Balliu.
 - Mbi miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Bashkisë Elbasan dhe A.SH.K.
 - Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB nr.116 datë 30.11.2023 “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Elbasan, për vitin 2024”.
 - Mbi miratimin e nivelit të pagave për Bashkinë Elbasan dhe njësitë vartëse.
 - Për miratimin e normave dhe kritereve për disiplinimin e shpenzimeve për automjete motorike në administrim të APBM.
 - Mbi miratimin e nisjes së proçedurave për marrjen me qera të një ambjenti/sallë për të zhvilluar mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe Administratës së Bashkisë.
 - Mbi miratimin në parim të fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit me interes publik “Rikualifikimi i rrugës Vasil Llapushi” Loti I në Z.K 8522-8523, nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi.
 - Mbi miratimin në parim të fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit me interes publik “Rikualifikimi i rrugës Bexhet Hyti” Z.K 2654, nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi.
 - Transferim fonde në buxhetin e vitit 2024 dhe periudhën afatmesme 2025-2027.
 - Miratim për marrje me qira dhe rinovim kontratash të mjediseve për tu përdorur nëpër shkolla dhe kopshte në disa Njësi Administrative të Bashkisë Elbasan.
 - Mbi miratimin në parim të marrëveshjes së projektit: “Administratat publike përballen me trasferimin dixhital si komunitet, zona Adrion-Padrion, IPA-ADRION.”
 
Të ndryshme
KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK
LUTFI LALA