Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Prill 2022

NJOFTIM “PËR VEND TË LIRË PUNE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR”

Bashkia Elbasan shpall vend të lirë pune për mësuese në arsimin parashkollor, me afat të përkohshëm, në Kopshtin Shinavlash, Njesia Administrative Tregan. Të interesuarit për punësim, do të njoftohen me e-mail sipas afateve ligjore në Udhëzimit nr.12 datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit te mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit ” Mësues për Shqipërine”.

Llatja prezanton projektet zhvilluese të Elbasanit në Kongresin Evropian për qeverisjet lokale

Llatja prezanton projektet zhvilluese të Elbasanit në Kongresin Evropian për qeverisjet lokale. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Z.Gledian Llatja ka marrë pjesë në  Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki, Poloni. Në këtë kongres përfaqësues nga e gjithë Evropa ndanë iniciativat e tyre për  menaxhimin më të mirë të qyteteve.Në këtë sesion u shfaq vizioni i krerëve  për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme. Në fjalën e tij,  në Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki kreu i bashkisë Llatja theksoi se në “Elbasan po implementohen një serë projektesh zhvilluese dhe trasformuese. Ai shtoi se është   i nderuar të prezantonte në Kongresin Evropian për Qeverisjet Lokale në Mikolajki, në  Poloni praktikat e mira të Bashkisë Elbasan, nismat pa makina, shtimin e hapësirave të gjelbra, projektet e zhvillimore të turizmit  dhe fokusimin e të rinjve drejt profesioneve të së ardhmes.

Konsultim Publik mbi Planin e dytë Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024.

Bashkia Elbasan po përgatit Planin e dytë Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2022 – 2024, një dokument i rëndësishëm për përparimin drejt barazisë gjinore dhe plotësimin e angazhimit publik të ndërmarrë nga Bashkia Elbasan nëpërmjet nënshkrimit të Kartës Evropiane për Barazi të grave dhe burrave në jetën vendore. Bashkia Elbasan e ka nënshkruar Kartën Evropiane për Barazi, të përgatitur nga Këshilli i Bashkive dhe Rajoneve të Evropës (CEMR) në 17 shkurt 2017, duke vijuar më pas me përgatitjen, miratimin dhe zbatimin e Planit të parë të Veprimit për Barazi Gjinore për periudhën 2018-2020. Gjatë vitit 2021 u bë një vlerësim i arritjeve dhe sfidave të ndeshura për zbatimin e këtij plani 2018-2020, mbi bazën e të cilit filloi dhe puna për përgatitjen e Planit të dytë

Vendor të Veprimit për periudhën 2022 – 2024. Ashtu si edhe plani i parë, ky Plan po përgatitet me një metodologji gjithëpërfshirëse, duke filluar nga: analiza dhe përshkrimi i situatës, përcaktimi i fushave kryesore të ndërhyrjes, konsultimet paraprake brenda bashkisë, përgatitja e draft dokumentit, si dhe konsultime me palët e interesuara dhe grupet e interesit, në përfundim të të cilave do të bëhet edhe kostimi i dokumentit, për ta përcjellë më pas për miratim në Këshillin Bashkiak. Deri tani janë organizuar tre konsultime, përkatësisht në datat: 14 tetor 2021,  11 mars 2022 dhe 31 mars. Dokumenti do të qëndrojë i hapur për komente dhe konsultim publlik deri në datën 02/05/2022. I gjithë procesi i përgatitjes së Planit të Dytë Vendor të Veprimit 2022 – 2024, po mbështetet nga UN Women Shqipëri në kuadër të Projektit

të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Bashkimi Evropian për Barazinë Gjinore në Shqipëri: “Zbatimi i Kuadrit Ligjor (Acquis) të Bashkimit Evropian për Barazinë Gjinore” (EU4GE), që po zbatohet nga UN Women dhe UNFPA dhe financohet nga Bashkimi Evropian, përmes Fondit të Përshpejtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Për sugjerime na kontaktoni në  monikakocaqi@gmail.com

Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan

Ju njoftojmë se më datë 11.04.2022, ora 11.00 zhvillohet  mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Bashkise në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 3/a, ne sallen e mbledhjeve te shkolles “Pedagogjike” me këtë rend dite:

  1. Per miratimin e kontrates se “Sherbimit publik per pranimin, depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve te Bashkise Elbasan” ne impjantin e trajtimit te mbetjeve urbane te Qarkut Elbasan, midis Bashkise Elbasan dhe shoqerise “ECO-ELB” sha.
  2. Per miratimin e trajtimit dhe nivelin e mases ditore me trajtim ushqimor te sportisteve te ekipit olimpik Ukrainas, nga Bashkia Elbasan.

Te ndryshme.

Vo. Komisionet do të mblidhen ditën e Premte më datë 08.04.2022 ora 13:00 ne ambjentet e Bashkisë Elbasan me adrese konvikti i shkolles “Pedagogjike”.              

  KRYETARI  I  KËSHILLIT  BASHKIAK

ELBASAN

Hektor ÇIFTJA

Urimi i Kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja për Muajin e Shenjtë të Ramazanit ! 

Ndërsa hëna e re paralajmëron fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, uroj nga zemra të gjithë agjëruesit dhe agjërueset myslimanë.  

Ky muaj ofron mundësinë për të reflektuar dhe për t’u zhvilluar shpirtërisht. Njëkohësisht, ai u mundëson besimtarëve dhe besimtareve që të kultivojnë faljen, durimin dhe qëndrueshmërinë.  

Si qytet i traditës dhe kulturës Elbasani di se si këtë muaj ta shndërrojë në një ngjarje ku njerëzit qëndrojnë edhe më afër njëri-tjetrit e veçanërisht atyre që janë më në nevojë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të lehtësuar vështirësitë e këtyre individëve.  

Ajo çka Zoti u jep edhe atyre që nuk besojnë është mundësia e të kuptuarit të vlerës së paçmueshme të vetëpërmbajtjes dhe në këtë mbrëmje që sjell ditën e parë të hënës së re të Ramazanit, me këto pamje të Xhamisë së Re të Elbasanit, iu uroj me gjithë zemër e plot respekt ndjekësve myslimanë të kalendarit hënor të Islamit një muaj me agjërim të pranuar e me lehtësim, të bekuar prej ndjesisë së të pasurit të Allahut pranë në krah, falë vetëpërmbajtjes së këshilluar prej urtësisë qiellore  

Urime në Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët!  

E diela pa makina në Elbasan!

Një traditë e mirë në nisje të çdo muaji për t’i dhënë frymëmarrje qytetit dhe për një qasje të re në mbrojtje të mjedisit.  

Duke nisur nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina në të gjitha qytetet kryesore të vendit.  

Në këtë kuadër edhe bashkia Elbasan mori të gjitha masat që e diela e parë e çdo muaji të jetë dita pa makina, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmangur të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, për një mjedis e ajër më të pastër, si dhe për sensibilizimin e shoqërisë për përdorimin e mjeteve të tjera më ekologjike.  

Ka qenë kryetari bashkisë, Gledian Llatja i cili ka njofuar qytetarët nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, se rrugët kryesore të Elbasanit do të jenë të bllokuara për lëvizjen e mjeteve, nga ora 08.00 deri në orën 18.00.  

 “E bëjmë për kursim, për mjedis më të pastër, për një mentalitet të ri”.  

Sigurisht pa penguar lëvizjen e mjeteve të urgjencës.  

Duke shpresuar në solidaritetin e kujtdo, Bashkia e Elbasanit falenderon të gjithë qytetarët të cilët të djelën e parë të këtij muaji lanë mjetet e tyre në shtëpi dhe vijuan aktivitetet e tyre si këmbësorë.  

Bashkia e Elbasanit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, si edhe Policinë e Shtetit, morën të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datë 3 prill nga ora 08.00 deri në orën 18.00 në disa prej rrugëve të qytetit.  

Faleminderit qytetarëve të Elbasanit për solidaritetin që treguan!