Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Janar 2023

Gledian Llatja: Gjinari, perlë jo vetëm e turizmit, por edhe e burimeve natyrore

–  Drejt përfundimit rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit në Gjinar 

Drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e plotë të rrjetit ujësjellës në Gjinar që u vjen në ndihmë banorëve të zonës, një kërkesë e kahershme e tyre e cila po bëhet realitet falë vëmendjes së treguar nga bashkia. Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në Gjinar, pjesë e projektit të madh të qeverisë për rivitalizimin e 100 Fshatrave. Duke e cilësuar këtë investim si një nga më të mirat që po realizohen në territorin e bashkisë së Elbasanit, kryebashkiaku Llatja pohoi se ” edhe ky investim do të ofrojë më shumë turistë në Gjinar, pasi është një nga investimet e mira. Është një projekt i madh për Gjinarin. Përveç bukurive natyrore, këtu ka pasur edhe problematika infrastrukturore, uji i pijshëm, sheshi i Gjinarit dhe rruga që e lidh me Elbasanin. Po ecim shumë mirë për të siguruar ujë 24 orë për Gjinarin dhe për turistët”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Elbasanit. Ai shtoi se ” tani që punimet për rikonstruksionin e ujësjellësit të Gjinarit po ecin me ritme të mira, i hapet rruga rivitalizimit të qendrës së asaj njësie administrative që si pjesë e programit “100 Fshatrat” do t’i rikthejmë dinjitetin e munguar e të stërpremtuar me një superprojekt transformues . Gjinari e meriton të jetë epiqendra zhvilluese e turizmit malor në bashkinë e Elbasanit”.  

Ky investim do të shërbejë për përmisimin e shërbimit në gjithë fshatin Gjinar Qendër, rivitalizimin e qendrës, nga e cili perfitojne rreth 450 banorë resident si dhe shumë turistë që do të gjejnë një infrastrukturë shumë të mirë. 

Edhe ky investim në Gjinar do të rrisë interesin për hoteleri, dhe për bujtina. Me transformimin e qendrës së fshatit interesi do jetë shumë më i lartë. Njëkohësisht në Gjinar, po relaziohen edhe shtigjet për “Haiking” bashkë me tabelat orientuese.  

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka pohuar se ” në Gjianr shumë shpejt do të nisë edhe zbatimi i projektit tjetër për qëndrën e fshatit. “Shumë shpejt shpresoj të fillojmë dhe projektin tjetër për qendrën e fshatit. Kemi nisur një program që po hyn në shumë lagje me asfaltime, sistemime, por asnjëherë nuk e kemi lënë mënjëanë edhe interesin për zonat rurale. Kështu që këto programe do të vazhdojnë, sigurisht me mbështetjen e qeverisë shqiptare”. 

Në Gjinar, ndodhet edhe fabrika e ujit ” Bukaniku”, ku prodhohet uji i pijshëm me një cilësi të lartë për konsumatorët, tregu it ë cilit është përhapur në të gjithë vendin. Gkatë vizitës në këtë fabrikë, kryetari i bashkisë pohoi se ” në Gjinar  prodhohet uji me një cilësi shumë të mirë për konsumatorët dhe jemi pranë një fabrike totalisht të rinovuar për përpunimin dhe ambalazhimin si dhe cilësinë. Është shumë e rëndësishme që përveç ujit të mirë, të sigurohemi edhe për cilësinë  e ambalazhimit. Është një nisme e re e zhvilluar vetëm para 4 vitesh dhe ne kemi patur kontakte të vazhdueshme me bizneset për të diskutiar për problematikat që mund të hasin përsa u përket lejeve dhe licensave, lejet e ndërtimit dhe jemi përpjekur të jemi pranë bizneseve për ti ndihmuar ata” u shpreh ndër të tjera Llatja.  Ndërsa e vurit theksin tek interesi i bashkisë për prodhimin vendas, duke garantuar çdo favor ligjor ndaj bizneseve që investojnë në Bashkinë Elbasan. 

Uji “Bukaniku” kërkohet nga çdo njësi tregimit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.  

 Me teknologjitë me efikase në fushën e ambalazhimit, fabrika ka bërë të mundur të sjellë pranë konsumatorit cilësi, pastërti dhe siguri. 

Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan

Ju njoftojmë se më datë 31.01.2023, ora 13:00 zhvillohet mbledhja jashtë rradhe e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), në sallën mbledhjeve të shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi” me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Miratimi i proces verbaleve te mbledhjeve te muajit dhjetor(dt.22.12.2022 dhe 27.12.2022)
  3. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin dhjetor 2022. 3/1.Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin dhjetor 2023.
  4. Për anëtarësimin dhe miratimin e aktthemelimit të grupit vendor të veprimit në zonën rurale të Bashkisë Elbasan si dhe bashkëthemelues.
  5. Për miratimin në parim të dhënies së pëqimit për shfrytëzimin e pronave shtetërore në Njësinë Administrative Tregan.
  6. Për miratimi i normave dhe kritereve për disiplinimin e shpenzimeve për mjetet motorike në administrim të Agjensisë së Shëbimeve Publike Elbasan për vitin 2023.
  7. Për miratimin e rinovimit të kontratës së “Shërbimit publik për pranimin, depozitimin dhe trajtimin e mbjetjeve të Bashkisë Elbasan”.

Të ndryshme,

Vo. Komisionet do të mblidhen ditën e premte më datë 27.01.2023 ora 11:00 në ambjentet e Bashkisë Elbasan me adresë konvikti i shkollës ‘Pedagogjike”.

KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK ELBASAN

Hektor ÇIFTJA

Llatja: Modeli i shkollave të së ardhmes, rritja e një brezi të shëndetshëm

Finalizohet projekti “Sunny Schools”, në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Shkolla “Ptoleme Xhuvani”  do të jetë modeli i shkollave të gjelbra në Bashkinë e Elbasanit. Falë një projekti “Sunny Schools” nismë e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit  u bë e mundur që brenda dy viteve kjo shkollë të jetë pranë modelit të së ardhmes. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë mbështet tranzicionin e gjelbër duke krijuar kushtet e demokratizimit për prodhimin e energjisë së pastër në favor të komunitetit. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja duke falenderuar Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, për këtë projekt ku ndërthuret teknologjia me mësimdhënien, pohoi se ” ky fondacion është suportues  jo vetëm për këtë investim që është bërë në shkollën tonë, por për një sërë investimesh të tjera që i kemi bërë, i planifikojmë dhe i kemi në vazhdim. Në kuadër të një qëllimi që e kemi të përbashkët, të përmirësojmë cilësinë e jetesës për qytetarët, por edhe atë që na intereson më shumë, të rrisim një brez të shëndetshëm”.

Nga ana e tij, Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë falenderoi stafin pedagogjik të shkollës, prindër dhe nnxënësit për mbështetjen që i dhanë për kryerjen e këtij investimi në këtë shkollë, sikundër pohoi se ” erdhëm vjet dhe e nisëm me laboratorin e informatikës, duke kaluar më pas tek panelet fotovoltaike, duke u përjekur që të krijojmë një model shkolle që është ai i të ardhmes. I cili nuk përfshin vetëm mësimdhënien por është në kompleksin e vet 360 gradë, duke përfshirë stafin pedagogjik, bashkinë, komunitetin e prindërve, por mbi të gjitha nxënësit. Besoj që pa përfshirjen e nxënësve pa e përjetuar ata se çdo të thotë ky model i ri, çdo të thotë kursim i energjisë, çdo të thotë funksionimi i shkollës me një model komplet të ri çfarë vlere do të kishte!”, tha Dobrushi.Vizoni i këtij investimi ishte ndërthururja e  teknologjisë me mësim dhënien, eficensën energjitike dhe rritjen e aftësive të ndërthurjes së teknoligjisë me procesin e mësim dhënies,  ku u arrit që brenda dy vitesh shkolla ” Ptoleme Xhuvani” dhe ” Abdyl Paralloi” në Elbasan të jenë  pranë modelit të shkollave të së ardhmes. Konkretisht sot këto dy shkolla gëzojnë laboratorë të kompletuar të informatikës. Mësimdhënie të ndëthurur me teknologjinë,  ekip mësuesish të aftë për aplikimin e teknologjive bashkëkohore. Rrjet Elektrik tërësisht të rinovuar, ndriçim eficent dhe pavarësi energjitike.

Gledian Llatja: Kemi ngritur struktura të qëndrueshme përfaqësimi për të rinjtë

Gjatë një takimi me të rinj dhe student të Elbasanit, kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, është njohur më nga afër me perspektivat e tyre për qytetin e Elbasanit. Duke kujtuar edhe një herë se Bashkia ka qenë gjithnjë e hapur për të rinjtë dhe studentët, kryebashkiaku Llatja i ka parashtruar edhe një sërë arritjesh që Bashkia e Elbasanit ka realizuar gjatë këtyre viteve duke i ngritur struktura të qëndrueshme përfaqësimi si në Këshillin Rinor ashtu dhe në Këshillin Bashkiak. ” Kemi mbajtur të gjitha premtimet për Qendrën e re Rinore, bursat për ekselentët, praktikat profesionale për të sapo diplomuarit dhe këshillimin e karrierës për maturantët. Gjithashtu në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, u miratuan edhe 888 bursa për nxënësit e shkollave të arsimit bazë në territorin  e Bashkisë së  Elbasanit, ku 330 nga nxënësit fitues, janë aplikues për herë të parë”, tha Z. Llatja.

Për vitin shkollor 2022 – 2023 Ministria e Financave akordoi për Bashkinë Elbasan 270 bursa për nxënësit e rregjistruar në shkollat e mesme profesionale, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Sportit, akordoi 200 bursa për nxënësit e rregjistruar në arsimin bazë, por që në pamundësi financiare nuk e ndjekin atë, si edhe për nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm dhe që plotësojnë kriteret. Duke kërkuar bashkëpunim të ndërsjelltë me të rinjtë e qytetit, kryebashkiaku Llatja i pohoi se ” projekte të mëdha na presin në të ardhmen, ndaj mbështetja juaj është domëthenëse për një qytet më të mirë, më me shumë zhvillim ekonomik, ndërsa e vuri theksin tek projektet dhe investimet aktuale që ka bashkia, ndër të cilat edhe  realizimi i veprës unike në Elbasan ai i Auto Moto Park Albania, me një shtrirje me qindra mijë m2,  e cila do të ketë një ndikim me përmasa rajonale,  për Bashkinë e Elbasanit dhe mbarë vendin!

Agjensia e Shërbimeve Publike,në terren për një qytet me gjelbërim, dhe rrugë urbane dhe rurale

Agjensia e Shërbimeve Publike, që në nisje të vitit, vijon punën normalisht në qytet si edhe në njësitë administrative të Bashkisë së Elbasanit, për mirëmbajtjen e rrugëve urbane dhe rurale si edhe vepra arti si në qytet ashtu edhe në fshat. . Aktualisht punonjësit e këtij shërbimi janë fokusuar në rivitalizimin urban të rrotondove në qytet, si edhe në rikonstruksionin e dy rrugëve ” Marie Buda, si edhe ” Hamdi Roseni”, si edhe punën e përditshme, atë të mirëmbajtjes së rrugëve dhe trotuareve në qytet. Në sinkron, Agjensia e Shërbimeve Publike, i ka dhënë një përparësi edhe mbjelljes së pemëve të llojit ligustër, pishë dhe panjë, ku aktualisht po mbillen 60 pemë të reja në Rajonin Nr 4, si edhe 100 pemë në ambjentet e parkut. Po zëvëndësohen më shumë se 20 pemë të llojit rrap në rrugën e varrezave të qytetit. Sakaq në bashkëpunim edhe me OJF që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Elbasan,  vijon mbjellja e pemëve tek ambjentet e ish Kombinatit Metalurgjik, në kuadër të projektit ” Muri i Gjelbër”, si edhe në Krastë. Sa i përket Njësive Administrative, punonjësit e Agjensisë së Shërbimeve Publike, bashkë me mjetet që disponojnë vijojnë punimet për mbrojtjen e rrugës në fshatrat Papër – Pajun – Sollak, nga përroi i Papërrit në Njësinë Administrative Papërr, ndërtime vepra arti si ura mbi përroin e Gostimës, etj. Sakaq për të pasur një qytet sa më të pastër, janë vendosur 120 kosha në qytet si edhe tek ambjentet e Parkut, ndërsa sa i përket ndriçimit, kryhet sistematikisht zëvëndësuesi i ndriçuesve egzistues me ndriçues Led. Të gjitha punimet janë të dukshme, ndërsa e vetmja thirrje që i bëhet qytetarëve është që të mbajmë ambjentin pastër, dhe të mos dëmtojmë mbjelljet e reja si në qytet, ashtu edhe në Kodër Krastë.

N J O F T I M

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 93 datë 02.08.2022, i cili ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë që preken nga realizimi i projektit me interes publik, “Mbi miratimin në parim të fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit, me interes publik  “Rikonstruksion dhe asfaltim i rrugës “Theofan Popa”, në Z.K. 8525””, nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi”””, mbështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar, kërkohet që brënda datës 30.01.2023, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Sektorit të Aseteve të Bashkisë, fotokopje të noterizuar të dokumenteve të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan si dhe fotokopje karte identiteti.

    Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin!

Llatja: Biznesi i vogël mbetet prioritet, së shpejti rikonstruktojmë Markatën Qendrore në qytet

Inspektimet e punimeve që ka kryer Bashkia vijojnë, pasi të gjitha kanë si qëllim shërbimin sa më cilësor e zhvillimin ekonomik të qytetit të Elbasanit. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, kanë zhvilluar takime me tregëtarë të biznesit të vogël si edhe me ata të markatës në qytet. Nga ana e tij kryebashkiaku Llatja vlerësoi punën e tyre si edhe kalimin me sukses të periudhës së pandemisë edhe në Elbasan, ku biznesi i vogël thuajse nuk u prek. ” Gjatë periudhës së pandemisë ne si Bashki e mbështetëm biznesin në Elbasan, kryesisht biznesin e vogël duke zeruar taksat, mbështetje të cilën po vijojmë ta bëjmë edhe sot me krizën botërore”, tha Llatja. Duke u ndalur edhe tek projektet që ka Bashkia, ai premtoi tregëtarët se ” shumë shpejt ne kemi projektin edhe për rikonstruksionin e Markatës Qëndrore të Elbasanit”. Ky premtim duket se është pritur mjaft mirë nga tregëtarët.

Prezantohet projekti, gati investimi rreth 160 milionë lekë në Poliklinikën e Elbasanit

Poliklinika e Specialiteteve të Elbasanit, një investim i shumëpritur nga banorët e këtij qyteti, do të rehabilitohet këtë vit me buxhetin e vitit 2023 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në Poliklinikën e qytetit, bashkë me drejtuesin politik të PS për Qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri dhe Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja.

Duke prezantuat projektin e Poliklinikës, Ministrja Manastirliu u shpreh: “Ky do të jetë një investim rreth 160 milion lek nga buxhetit të shtetit. Jemi të përgatitur që përveç investimeve në infrastrukturë për pacientët dhe për kushtet e punës për mjekët, janë 30 kabinete që janë në këtë poliklinikë ku kemi gjithashtu edhe pajisje duke filluar edhe nga grafia dhe pajisje të tjera dhe do të vijojmë investimet në pajisje që të mbyllim ciklin e kujdesit ambulator për pacinetin”- u shpreh Manastirliu.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledan Llatja u shpreh:

“Rikonstuksioni total inkësaj godine në qendër të qytetit ishte mëse i nevojshëm për të ofruar një shërbim sa më të mirë për qytetarët. Mjekët i kemi shumë të mirë, por kishte nevojë për këtë investim. Faleminderit për mbështetjen”, tha Llatja.

Rikonstruksion i plotë i godinës së Poliklinikës se Specialiteteve Elbasan, është një investim që do të realizohet gjatë këtij viti, investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Poliklinika e Elbasanit ofron shërbim shëndetësor ambulator të organizuar në 30 kabinete mjeksore me 19 specialitete të ndryshme të sëmundjeve interne.Me buxhetin e vitit 2023 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të rikonstuktojë edhe Poliklinikën e Durrësit dhe Shkodrës.

Llatja: Do të vijojmë me transformimin e Elbasanit

Drejt përfundimit rikonstruksioni i rrugëve “Isak Shehu” & “Mahmut Hakani” 

Sërisht një investim, dhe një premtim i mbajtur, për dy rrugë të Elbasanit, konkretisht rrugët “Isak Shehu” & “Mahmut Hakani”. Ishte një premtim i bërë nga ana e kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja pak kohë më parë për rikonstrukionin e këtyre dy rrugëve, të cilat do të  shpëtojnë përfundimisht 400 fëmijët e shkollës “Jeronim De Rada” një shkollë kryesore në qytet,  dhe 500 banorëve të asaj lagjeje të vjetër të Elbasanit nga balta dhe pluhuri. Punimet të cilat po vijojnë me ritme të shpejta dhe janë thuajse drej fundit i ka inspektuar kryebashkiaku Gledian Llatja i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri. Sipas kryetarit të Bashkisë, këto dy rrugë në rajonin Nr 2 në qytet janë pjesë e problematikave që kemi pasur dhe kemi në zonat urbane, por edhe në zonat rurale”. Duke u ndalur tek planet që Bashkia ka sa  i përket investimeve, Llatja shtoi se ” kemi një plan për shpërdarjen e investimeve në Elbasan, jo vetëm në Rajonin 1 dhe 2, dhe 4, por në të gjithë qytetin dhe fshatin si edhe zonat rurale. Sa i përket dy rrugëve të kësaj lagjeje ai shtoi se ” rrugët ishin në gjendje të mjerueshme që kërkonin investim, ndërsa tashmë në fazën tjetër do të shtrijmë investimet në të gjitha lagjet e qytetit, por edhe në infrastrukturë shkollore, pasi edhe ajo ka problematikat e veta, sa i përket investimeve të vazhdueshme. Afër kësaj zone ndodhet edhe shkolla artistike ” Onufri” e cila është në një proces të fort rikonstruksioni total”.  

 Nga ana e tij, drejtuesi politik edhe një herë i cilësoi konkrete punët që janë bërë në Elbasan, duke vlerësuar prioritetin e kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja për këto zona më pak të urbanizuara. ” Një gjë dua të them, që me Gledin si kryetar Bashkie, si edhe me ndihmën e qeverisë, këto punë do të vazhdojnë , të na dëgjojnë të gjithë, ne do të vazhdojmë ta transformojmë qytetin përditë. Në këtë inspektim kanë qenë të pranishëm edhe banorë të lagjeve si edhe mësues të shkollës, të cilët shprehën falenderimet për rikonstruksionin e kësaj rruge. ” Ndjejmë kënaqësi jo vetëm ne, por edhe fëmijët të cilët do të shkojnë në shkollë tashmë. Është një rrugë me standarte dhe shumë e bukur, si edhe fasadat e pallateve “, thanë banorët. Kryebashkaiku i premtoi se ” edhe në vijim do të vazhdojmë me investime, ”  ashtu sic investuam dritaret e shkollës me termoizolim që nxënësit të jenë ngrohtë  si edhe WC në shkollën ” Jeronim De Rada”. Ne i dimë problemet e mbartura në infrastrukturat shkollore, dhe ne do ti rregullojmë të gjitha. Arrijmë që 13 shkolla në vit ti ristrukturojmë të pjesshme dhe dy ti bëjmë të reja, me rikonstruksion total. Vjet bëme dy shkollat industriale, u bë shkolla “Bardhyl Popa”, ” Jeronim De Rada”, po bëhet ” Kostandin Kristoforidhi” ” Onufri”, rregulluam pjesërisht shkollat me probleme, por do të vazhdojmë punën tonë”.

Përfundon procesi i shpërndarjes së druve me çmim të reduktuar nga ana e Bashkisë

Qytetarëve  me të ardhura të ulëta, pensionistë dhe ata që janë me ndihmë ekonomike e mundësuan blerjen e druve për ngrohje me gjysmën e çmimit. Nisma u ndërro nga Bashkia e Elbasanit e cila vitin që kaloi ( 2022) vendosi t’i menaxhojë vetë duke u ardhur në ndihmë qytetarëve më në nevojë, si një politikë e mirëfilltë sociale. Në fushën e druve, tek ish godinat e ujësjellësit në Elbasan, përfundoi normalisht proçesi i shpërndarjes së druve, ku rreth 1300 familje më në nevojë përfituan dru për ngrohje me çmim të reduktuar nga Bashkia. Këto familje i kanë përfituar drutë me çmimin prej 3800 lekësh për metër sterë duke e marrë me gjysmën e çmimit në treg, për t’i ofruar një ndihmë sociale në reduktimin e konsumit të energjisë elektrike. Për realizmin e këtij proçesi u morën të gjitha masat për t’i shpërndarë në kohë drutë e zjarrit me qëllim përballimin e dimrit, ku çdo ditë qytetarë si edhe pensionistë tërhoqën lehtësisht drutë. Madje ata vetë ata u shprehen të kënaqur për këtë nismë që ka ndërrarë Bashkia e Elbasanit.” Është një ndihmë e madhe për ne marrja e druve me çmim të reduktuktuar, pasi na lehtëson edhe nga ana ekonomike, por edhe për ngrohjen, pasi çmimi i druve në privat është shumë herë më i lartë”, shprehen qytetarët. Bashkia e Elbasanit cilësohet si pioniere për ndërrmarjen e kësaj nisme e cila i vjen në ndihmë direkt familjeve në nevojë në këtë stinë dimri.

Elbasani ka një burim të pasur natyror, dhe Bashkia e ndërmori këtë nism  duke  trajtuar pyjet për plotesimin e nevojave për ngrohje të popullatës në qytet. Duke marrë shkas edhe nga situata energjitike mbarë botërore, por edhe për shkak të thatësirës, kjo nismë bëri të mundur që familjet të mos goditen nga konsumi i energjisë elektrike, por t’i kthehen druve të zjarrit të ofruara nga Bashkia me një çmim minimal. Më herët kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka deklaruar se ” nëse më parë drutë ose parcelat e pyjeve jepeshin me koncesion apo forma të tjera, Bashkia e Elbasanit ka zgjedhur t’i mbajë dhe t’i trajtojë vetë për të mirën e qytetarëve. Çdo familje në nevojë ka përfituar gati me gjysmën e çmimit të vlerës së tregut drutë e zjarrit këtë vit. Edhe drutë e konfiskuara që janë prerë në mënyrë të paligjshme do të kalojnë në shërbim të qytetarëve”.Lënda drusore e cila u shpërnda për ngrohje është siguruar nga prerjet e nevojshme për mirëmbajtjen e pyjeve duke marrë më parë dhe miratimin e ekspertëve.