Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Mars 2023

Drejt përfundimit urbanizimi i të gjitha rrugëve në lagjet e qytetit të Elbasanit

Në Njësinë 4 – në Elbasan ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugëve lidhëse të lagjjes Visarion Xhuvani – “Azmi Stringa”, “10 Korriku” dhe “Marie Buda”. I mirëpritur dhe falenderuar nga banorët e këtyre lagjeve, kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja i shoqëruar nga deputeti Klevis Xhoxhi, ka parë nga afër punimet për rehabilitimin e këtyre rrugëve. Banorët vetë kanë pohuar se rruga kishte 60 vite pa u shtruar edhe pse një lagje kryesore në qytet. ” Eshtë një premtim i mbajtur nga ana juaj, ndaj ju falenderojmë z. Gledian Llatja”, janë shprehur vetë banorët. Duke ju drejtuar banorëve Llatja u shpreh se ” gjithnjë e kam pasur në vëmëndje lagjen ” Visarion Xhuvani”, pasi prej shumë vitesh janë bërë investime pjesore, por që asnjëherë nuk ishte kryer një investim i tillë. Bashkë me këto investime që po bëjmë në rrugët  “Azmi Stringa”, “10 Korriku” dhe “Marie Buda” ne po mbyllim totalisht investimet në këtë lagjen ” Visarion Xhuvani”. Po bëhet një lagje model, rrugicat e vjetra janë shtruar me pllaka, duke ndjekur të njejtin model me investimet pararendëse”. Bëhet fjalë për një ndërhyrje totale ne këtë lagje , kanalizime të ujrave të bardha, ujrave të shiut, trotuare, ndricim, asfalt, me qëllim që ti shërbejë dhe përmirësojë jeten banorëve të kësaj lagjeje.  Duke u ndalur tek investimet në rehabilitimin e shumë lagjeve në qytet Llatja shtoi se ” po vazjdojmë edhe për sistemimin në lagjen ” Aqif Pasha”, në lagjen ” Partizani”, po vazhdojmë në qendër dhe në të gjithë qytetin. Gjithashtu po bëjmë punë edhe në zonat periferike që duhet të ishin bërë para shumë vitesh, jemi koshient për këtë, e kemi marrë përsipër ta bëjmë dhe do ta bëjmë deri në fund”. Kreu i Bashkisë ka falenderuar banorët e kësaj lagjeje të madhe në qytet për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë. Një nga banorët autokton të kësaj lagjeje i cili është invalid,  ka pohuar se ” jam përballur disa herë me situata jo të mira kur rruga ka qenë e amortizuar, jam rrëzuar disa herë, ndaj ju falenderoj për këtë investim që keni bërë në rrugën ku unë kaloj disa herë në ditë. Ne shohim tek ju kryetarin që nuk bën dallime të majtë e të djathtë, ti punon për Elbasanin tënd, ndaj ju urojmë që të jesh gjithnjë në ball të punës.” Sakaq edhe në rrugët kryesore “Azmi Stringa” dhe ” 10 Korriku” punimet vazhdojnë në asfaltim dhe trotuare. Edhe në këto dy rrugë të lagjes  “Visarion Xhuvani”, punimet janë në vazhdimësi, pas një kërkese të kahershme të banorëve. ” Kemi marrë përsipër që lagjet e vjetra të Elbasanit ti urbanizojmë të gjitha. Ky është një shembull i mirë i asaj që kemi nisur para 4 vitesh urbanizimin dhe rehabilitimin e të gjitha rrugëve të vjetra të Elbasanit, rrigicave dhe lagjeve të cilat kanë qenë problematike sa i përket zhvillimit urban.                   Ky është shembull i mirë ku Bashkia në bashkëpunim me qytetarët, por falë edhe stabilizimit financiar që i kemi bërë bashkisë kemi arritur që të ndërhyjmë edhe me buxhetet tona në shumë rrugë dhe rrugica të vjetra të Elbasanit”. Nga ana e tij deputeti Xhoxhi ka falenderuar kreun e Bashkisë i cili sipas tij ktheu në realitet kërkesën e kahershme të banorëve për rehabilitimin e këtyre rrugëve, duke mbajtur premtimin.

Llatja; Po mbajmë premtimet duke normalizuar zonat informale në formale

Rajoni nr 6 dhe ai numër 5 të cilat janë edhe zonat me të mëdha informale në bashkinë e Elbasanit, janë kthyer në kantier ndërtimi. Njëkohësisht bashkia Elbasan po ndërhyn në rehabilitimin e 4 rrugëve ” Koco Brisku”, ” Ibrahim Berania” ” Theofan Popa” dhe ” Ndricim Duraku”. Punimet i ka  inspektuar kryetari i Bashkisë Gledian Llatja i shoqëruar nga numuri dy i PS Damian Gjiknuri si edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi. Duke bërë një paraqitje të punimeve që po realizohen në këto rajone z. Llatja tha se” janë 200 familje të cilat përfitojnë drejtëpërdrejtë nga këto investime që po bëjmë”. Janë rreth 750 metra lineare rrugë e cila po rehabilitohet totalisht. Para një viti e gjysme me deputeten Evisin ne i dhamë fjalën banorëve dhe e mbajtëm për ndërhyrjen në këtë zonë dhe në infrastrukturën rrugore. Llatja shtoi se ” po ndërhyjmë në  këto katër rrugë si edhe me segmentet e vogla që lidhen me banesat me qëllim që të përmirësojmë cilësinë e jetës së shtëpive të banorëve”. Duke u ndalur edhe tek problematikat që kanë pasur zonat informale në qytet  Llatja shtoi se” kemi bërë ndërhyrje të vazhdueshme, Rajoni Nr 6 si edhe lagja ” 5 Maji” kanë problematikat kryesore me kanalizimet e  ujrave të zeza, me infrastrukturën e  rrugës, ndricimin rrugor, ishte një zonë e qytetit totalisht e paformalizuar. Në programin tonë që kemi për normalizimin e zonave informale në të gjitha periferitë e Elbasanit tregon që ka sjellë një impakt shumë të mirë tek të gjithë banorët. Ne do të vijmë shpesh në lagjen ” 5 Maji” , sepse kemi shumë punë akoma, po vazhdojmë me infrastrukturën jo vetëm në “5 Maji”, por në të gjitha zonat informale, ashtu si ishim edhe në lagjen ” Haxhias” tek rruga ” Theofan Popa”, të cilat do të shndërrohen në lagje periferike model të qytetit të Elbasanit. Bëhet fjale pë rajonin nr 5 ku kjo lagje lidhet edhe me zonën e ullishtës e urbanizuar pas viteve 1994 , por tashmë pas shumë vitesh është e kthyer në një lagje të vjetër pasi është konsoliduar në urbanizin e saj . Por edhe në këtë lagje infrastruktura ka qenë një problematikë shumë e madhe. Kreu i bashkisë pohon se ” gjatë këtyre tre vite këtu është ndërhyrë në ujin e pijshëm  kanalizmet e ujrave të zeza, ndërsa aktualisht janë 100 metra rrugë të cilat po rehabilitohen totalisht nga fillimi”. Kjo lagje i shërben rreth 1500 banorëve, dhe cilësohet si një nga zonat periferike më të bukura të Elbasanit, pasi rrethohet nga kurora e ullishtës. ” Tek të gjithë këto rrugë të vjetra dhe fshatra këto 30 vite është premtuar pa fund nga të gjithë kush ka shkuar nga deputetë dhe kandidatë bashkish, por këtu në këtë lagje ka pasur një fenomen sepse asnjë nuk e ka premtuar sepse i dukej totalisht e pamundur që kjo rrugë do bëhej, dhe cuditërisht asnjë  nuk e kishte premtuar”, shtoi z. Llatja. Edhe kjo rrugë ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve të cilët janë dakordësuar me bashkinë për heqjen e gardheve dhe prishjen e mureve me qellim kryerjen e investimit të rrugës në total. “Ky është qëllimi jonë të punojmë cdo ditë. Të tjerët vazhdojnë llafet ne vazhdojmë punën, nuk kemi pushuar asnjëherë. Ne për këtë jemi, bëjmë punë në vazhdimësi, kemi shumë punë të tjera për të bërë dhe do të  vazhdojmë përpara”, tha kryebashkiaku.

Njoftime përmbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan

Ju njoftojmë se më datë 28.03.2023, ora 11:00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), në sallën e mbledhjeve të shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi” me këtë rend dite:

  1. MiratimiirendittëditëssëMbledhjes.
  2. Miratimi i proçesverbaleve të mbjedhjeve të muajit Shkurt (dt.20.02.2023).
  3. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Mars 2023.

3/1.Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin  Mars 2023.

  • Për vendosjen në isntitucionet  rezidenciale të shërbimeve sociale, në Qendrën Sociale Balashe.
  • Mbi miratimin e masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në fondin pyjor dhe kullosor.
  • Mbi miratimin e rishikimit të të ardhurave afatmesme 2024-2026.
  • Mbi menaxhimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve për periudhën afatmesme 2024-2026.
  • Për  një shtesë në VKB nr. 189 dt. 27.12.2022 “Për miratim dhënie  burse për nxënësit e arsimit parauniversitar dhe arsimit profesional për vitin shkollor 2022-2023”.
  • Për miratim në parim të dhënies së pëlqimit për shfrytëzimin e pronave  shetëtërore në Njësinë Administrative Tregan.
  • Marrje me qira (rinovim kontrate) ambjent që do të përdoret si strehëz, për qentë endacakë.
  • Për miratimin e vlerës financiare, të dëmeve shkaktuar nga rrëshqitja e banesës së Z. Albert Xhemal Ahmati, banor në fshatin Lleshan Njësia Administrative Gjinar  dhe dhënien e shpërblimit financiar nga ana e Bashkisë Elbasan.
  • Për miratimin e vlerës financiare, të dëmeve shkaktuar nga djegia e banesës së Z. Albert Gani Kullafi, banor në fshatin Katund i Ri Njësia Administrative Bradashesh dhe dhënien e shpërblimit financiar nga ana e Bashkisë Elbasan.
  • Për miratimin e vlerës financiare, të dëmeve shkaktuar nga djegia e banesës së Z. Bajram Selman Kuburi, banor në rrugën “Adem Zenelhoxha”, Vullnetari në lagjen nr. 4  dhe dhënien e shpërblimit financiar nga ana e Bashkisë Elbasan.
  • Informacion mbi nxjerrjen jashtë përdorimi të disa materialeve të Klubit Shumësportësh dhe të materialeve të inventarit të Qendrës së Artit Elbasan për vitin 2022.

Të ndryshme,                                                                                                                                        

Vo.Komisionet do të mblidhen ditën e premte më date 24.03.2023 ora13:00 në ambjente te Bashkisë Elbasan me adresë konvikti I shkollës ‘Pedagogjike”.

Trajnimet e bëra rreth projektit KET

KET  Project-“Krusheva dhe Elbasani – Destinacion i njohur turistik ndërkufitar” – Financuar nga BE.

Partnerët e Projektit KET:

Komuna Krushevë/Komuna e Krushevës, Bashkia Elbasan, Shoqata Tjeter Vizion dhe Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm ALKA.

Takim midis midis partnerëve të projektit ku bashkëbiseduan mbi cështjet e mëposhtëme:

Komunikimi në internet dhe media sociale me fokus në turizëm.

Pasqyrë e rrjeteve sociale & “Rregullat” e sjelljes.

Si përdorin udhëtarët mediat sociale, çfarë kërkojnë përpara se të udhëtojnë (çfarë postojnë gjatë dhe pas udhëtimit). Njohja e klientit ideal. Shembuj

Marketingu i përmbajtjes, kë po synoni, strategjia e përmbajtjes: çfarë të postoni në mediat sociale, sa shpesh, hashtags.

Kanale të mediave sociale, mjete për Facebook dhe Instagram

Si t’i lidhni ato, si t’i nxisni reklamat me pagesë

Çfarë është marketingu turistik (diferencimi i marketingut nga reklamimi)

Marketingu është: Produkti, Çmimi, Vendi dhe Promovimi

Si të tërheqni klientin tuaj, duke njohur konkurrentët tuaj?

 Si ta dalloni biznesin tuaj?

 Si të jemi të qëndrueshëm?

 Përcaktimi i një strategjie dixhitale 3-mujore (struktura, burimet, buxheti…)

Prezantimi i strategjive nga pjesëmarrësit

Rëndësia e aktiviteteve të diversifikimit të fermave të vogla (rasti i Elbasanit)

 Agroturizmi dhe format e tij

Adoptimi i familjeve në ndërmarrjet agroturistike

Rrjetet e fermerëve drejt zhvillimit të territorit.

Temat e trajnimit: Marketingu online, Verica Jordanova, Eksperte Marketingu dhe Promovimi.

Roli i marketingut në suksesin e biznesit

Pse është i rëndësishëm marketingu dixhital?

Shembuj nga praktika e turizmit

Gabimet më të zakonshme

Mjetet e marketingut, Eva Kushova, Eksperte Marketingu & Promovimi

Cilat janë mjetet më të përdorura?

Cilat janë më të përshtatshmet për biznesin tuaj?

Si dhe kush duhet t’i zbatojë ato?

Pse është e rëndësishme të jesh në Google?

a. Harta e Google

b. Platformat OTA (prenotim, këshilltar udhëtimi)

c. Faqja e internetit

d. SEO (optimizimi i motorit të kërkimit

Projekti KET-“Krusheva dhe Elbasani – destinacion i njohur turistik ndërkufitar” – Financuar nga BE.

Një trajnim dy (2) ditor për ofruesit e shërbimeve të turizmit dhe mikpritjes për zhvillimin e produkteve të përbashkëta turistike inovative dhe tërheqëse, nga ofruesit e shërbimeve të turizmit dhe mikpritjes për marketing online dhe promovim të produkteve/shërbimeve të tyre turistike.

Synon të forcojë njohuritë dhe aftësitë e përfituesve në lidhje me përfshirjen e marketingut online në operacionet e tyre të përditshme. Trajnimi zhvillohet për përfituesit e interesuar të BQ-së: Objektet/familjet që ofrojnë strehim; Bizneset e vogla/të mesme që ofrojnë strehim; Restorante (ushqim specifik lokal/tradicional); Dyqane për punime artizanale dhe produkte organike/eko; monumentet lokale të trashëgimisë kulturore; Vende/ndërtesa që organizojnë ngjarje kulturore; Objektet sportive/rekreative; Agjencitë Turistike; Biznese agroturistike, Institucione/individë përgjegjës për zhvillimin e turizmit lokal dhe më shumë.

Takimi i 2të koordinues cross-border midis partnerëve , Bashkia Elbasan – Shoqata Tjeter Vizion dhe partnerëve të Maqedonisë së Veriut, Komuna e Krusheves – Qendra Alka.

Takimi ka për qëllim koordinimin e veprimeve të përbashkëta për fillimin e investimeve dhe ndërtimin e kapaciteteve lokale, nxitjen e turizmit ndërkufitar dhe zhvillimin ekonomik të 2 zonave të projektit.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Z. GLEDIAN LLATJA  ka dhënë  angazhimin dhe mbështetje maksimale në realizimin e këtij projekti të përbashkët ndërkufitar “Krusheva dhe Elbasani – destinacion i njohur ndërkufitar turistik”

Projekti po zbatohet nga Bashkia Elbasan – Shoqata Tjeter Vizion ( AL) dhe Bashkia e Krushevës- Qendra për zhvillim të qëndrueshëm Alka (NMK), si dhe po financohet e mbështetet nga kontributi i EU.

“Funari Adventure Park”

Projekti “Funari Adventure Park”, një tjetër projekt i rëndësishëm i Bashkisë Elbasan,ku ka nisur puna për pistën e parashutizmit, hapjen e 75 km të shtigjeve malore dhe ndërtimin e pikës së informimit të vizitorëve që do t’i japë padyshim zhvillimin e shumëpritur një prej perlave turistike të Elbasanit, që sigurisht pa vizionin, këmbënguljen dhe vullnetin e  Bashkisë dhe partnerëve të saj të ngushtë nuk do të ishte i mundur financimi i drejtpërdrejtë i Bashkimit Evropian.