Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 28 Maj 2024

TË GËZOJMË SË BASHKU FESTËN E QERSHISË

Ju ftojmë të na bashkoheni për një festë të mrekullueshme të Qershisë më 1 Qershor, ora 18:00. Do të jetë një festë e gëzueshme me muzikë live, ushqime të shijshme dhe aktivitete argëtuese.

Qershia është fruti i shijshëm i verës, dhe kjo festë është një mundësi për të festuar bukurinë dhe shijen e saj!

Për të mos humbur këtë festë të mrekullueshme, na bashkohuni më 1 Qershor, ora 18:00. Ju premtojmë një festë plot kënaqësi!

Ju presim me padurim!

Bashkia Elbasan.

Llatja/ Punimet për përmirësimin e furnizimit me ujë 24 orë në Elbasan vazhdojnë me sukses

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja, ka inspektuar nga afër punimet e shtrirjes së kanalizimeve që po kryhen në të gjithë qytetin, me synimin për të siguruar ujë të pijshëm 24 orë në ditë. Ky projekt është një kërkesë e kahershme e banorëve të qytetit dhe tani po bëhet realitet falë investimeve nga KFV gjermane dhe qeveria shqiptare.

“Ka qenë një domosdoshmëri të kemi ujë 24 orë në qytetin e Elbasanit. Ky projekt i shumëpritur na ka hapur rrugën për të pasur ujë të pijshëm 24 orë në disa lagje të qytetit. Kemi më shumë se 6 muaj që kemi filluar projektin dhe punimet po ecin mirë. Shpresojmë që rrugët të kthehen në gjendjen e mëparshme sa më shpejt, pasi kemi krijuar ngarkesa për qytetarët për shkak të hapjes së shumë kantierëve njëkohësisht,” tha z. Llatja.

Në lagjet kryesore si “Aqif Pasha”, “Qemal Stafa”, “28 Nëntori”, dhe pjesë të lagjes “Haxhias”, punimet po shkojnë mirë dhe sistemi i furnizimit me ujë po rregullohet plotësisht. Synimi është që deri në maj të vitit 2025, gjysma e qytetit të ketë ujë të pijshëm 24 orë, duke vazhduar më pas me pjesën tjetër të qytetit dhe periferitë.

Z. Llatja theksoi se tubacionet kanë qenë të vjetruara dhe ndërhyrjet e paligjshme kanë sjellë humbje të mëdha në rrjet. Me sistemimin e linjave kryesore dhe sekondare, pritet që problemet e ujit të pijshëm të zgjidhen për një periudhë afatgjatë. Ky investim do të rrisë numrin e abonentëve dhe do të eliminojë nevojën për depozitat e ujit në katet e larta.

“Në bashkëpunim me Ujësjellësin dhe qeverinë shqiptare ne do të vazhdojmë edhe me një projekt tjetër për të siguruar edhe periferinë me ujë 24 orë.  Një pesë e tubacioneve kanë qenë të vjetëruara, janë bërë punime vit pas viti por nuk është përkthyer gjatë të gjithë kësaj kohe në investime në ujësjellës. Ishte e domosdoshme që ne të bëjmë rrjetin e ujësjellësit dhe të mos ndërhyjmë më këtu në 20 vitet e ardhshme. Zhvillimi kaotik që ka pasur shqipëria në përgjithësi por edhe Elbasani në vecanti ka sjellë ndërhyrje të vazhdueshme në rrjetet tona sidomos në tubacionet kryesore të paligjshme, duke na sjellë një humbje të madhe në rrjet, ndaj ishte e domosdoshme që ne të bënim këto ndërhyrje në të gjitha linjat tona kryesore”, shtoi Llatja.

 Këto investime do të sistemojnë një herë e mirë problematika e ujit të pijshëm në qytet, duke hequr edhe depozitat në katet e larta të pallateve të vjetra, pasi kanë qenë edhe shumë problem për banorët.

“ Uroj që sa më shpjet rrugët të kthehen ashtu si kanë qenë, pasi ne kemi bërë shumë punë në Elbasan dhe më vjen keq që i rihapim sërisht këto rrugë për t’i shtruar me tubacione të standarteve europiane”, shtoi Llatja.

Deputetja Evis Kushi konfirmoi se furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm ka qenë një nga premtimet kryesore të mandatit të tyre. “Elbasani është kthyer në një kantier të madh, dhe kjo tregon angazhimin tonë serioz për një projekt të integruar dhe të qëndrueshëm, nga i cili do të përfitojnë të gjithë banorët,” tha ajo.

Deri tani janë kryer 1.5 km punime dhe do të vazhdohet me 3.5 km të tjera vetëm në këtë rajon, duke përfshirë edhe 400 metra tubacion kryesor. Punimet po kryhen në të gjithë Elbasanin dhe pritet që investimi të përfundojë në kohë dhe të ketë një ndikim pozitiv në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit.

Njoftim për konsultim publik

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

Titulli: Konsultim me publikun “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB Nr. 163 Datë 21.11.2020 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik” dhe VKB Nr.124 Datë 26.09.2022 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik”

Propozuesi: Kryetari i Këshillit Bashkiak  

Qëllimi: Ky bashkëbisedim ka për qëllim të përfshijë grupet shoqërore në vendimarrje lidhur me një pikë të rendit të ditës së mbledhjes së ardhshme të Këshillit Bashkiak Elbasan. Këshilli Bashkiak do të organizojë këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sygjerimet e qytetarëve mbi miratimin e disa vendimeve që kërkojnë konsultim me bashkësinë bazuar në ligjin 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore” Neni 18 dhe Neni 54.

Kalendari:

  • Fshati Bujqës, datë 30.05.2024 ora 09:00.
Qëllimi i konsultimit publikKonsultimi publik synon të marrë mendimet dhe sygjerimet e qytetarëve lidhur me vendimarrjen e Këshillit Bashkiak Elbasan.
Përshkrimi i çështjes“Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB Nr. 163 Datë 21.11.2020 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik” dhe VKB Nr.124 Datë 26.09.2022 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik”
Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeveKontaktet ku do të dërgohen rekomandimet janë: Livia Guri, e-mail: livia.guri@elbasani.gov.al
Dokumentacioni në lidhje me çështjen që konsultohetBashkangjitur këtij njoftimi gjeni relacionin dhe projektvendimin që do të shqyrtohet në konsultimin publik.

KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK

LUTFI LALA

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak

NJOFTIM


Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.

Ju njoftojmë se më datë 31.05.2024, ora 11:00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), në sallën e qendrës rinore me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Miratimi i proçesverbalit të mbjedhjes të muajit Prill (dt.30.04.2024).
  3. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Prill 2024.

3/1.Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Prill 2024.

  • Mbi dhënie në përdorim pa kundërshpërblim, (rinovim kontrate) të disa ambjenteve  të ish konviktit të Shkollës “Onufri”, Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Elbasan sh.a nga Bashkia Elbasan.
  • Mbi planin strategjik “Politika  dhe strategji për përmirësimin e arsimit parashkollor dhe fëmijërisë së hershme në Bashkinë e Elbasanit”.
  • Për miratimin e përdorimit të një pjese të fondit të emergjencave  Civile dhe kalimin e tij Agjensisë së Shërbimeve Publike Rurale.
  • Korigjim i të ardhurave të trashëguara dhe i shpenzimeve në buxhetin e vitit 2024.
  • Monitorimi i buxhetit për katërmujorin e parë të vitit 2024.
  • Mbi zhvillimin e Konferencës së VIII mbarëkombëtare të  arkivistikës.
  • Mbi krijimin e “Komisionit të përkohshëm hetimor”.

Të ndryshme

  1. Propozim nga U.K.E sh.a për ndryshimin e nivelit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimin (kanalizime) përpunimin e ujërave të ndotura.

Vo.Komisionet do të mblidhen ditën e hënë më datë 27.05.2024 ora 13:00 në ambientet e  Bashkisë Elbasan.

KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK ELBASAN

Lutfi LALA