Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Maj 2022

Bashkia Elbasan ka nisur konsultimet publike për Programin Afatmesëm Buxhetor 2023- 2025.

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja e ka nisur turin e takimeve me banorë të Njësive Shirgjan, Tregan dhe Gjergjan. Gjatë këtij konsultimi publik Z. Llatja renditi një nga prioritetet e tij kryesore që është investimet në infrastrukturë dhe ndërhyrjet në fshtra në bashkëpunim edhe me qeverinë. ” Plani afatmesëm buxhetor është baza ku ne vendosim prioritetet për investimet në 3 vitet e ardhshme, më specifikisht bëhet fjalë për gjërat e mëdha që kërkojnë një programim më të madh se Buxhetimi me Pjesëmarrje që bëhet cdo vit”, tha Z Llatja. Sipas tij ” ne jemi përballur me shumë fenomene natyore këto vitet e fundit sic janë tërmeti, më pas pandemia, dhe tani pas 100 vitesh edhe me luftën në Ukrainë e cila ka ndikuar edhe në ekonominë tonë, një prej të cilave rritja e cmimit të naftës. Gjithsesi ne kemi pasur vite të stabilizuara financiare, ku Bashkia ka shlyer një pjesë të madhe të detyrimeve financiare, por kemi bërë shumë punë në shumë fshatra të Njësive Administrative”. Kreu i Bashkisë e vuri theksin tek investimi i madh ai i Automoto Parkut, punimet e të cilit po vijojnë me intensitet të lartë që sipas tij do ti sjell një zhvillim të madh ekonomik Elbasanit. Ndërsa renditi edhe disa nga problemet që aktualisht Bashkia ka: ” Problemi kryesor që ne kemi është infrastruktura rrugore në qytet dhe fshat. Po përgatitemi për një plan investimesh për kanalizimet e ujrave të zeza në zonat informale të Elbasanit, për infrastrukturën rrugore, si edhe asfaltime. Plani afatmesëm 3- vjecar, përvec këtyre punëve të mëdha në infrastrukturë në qytet dhe fshat ka edhe tarifat që presim të marrim. Kemi pasur një rritje të ulët të tarifës në ndricim dhe pastrim. Asnjë tarifë në Elbasan nuk do të rritet më shumë se 20 përqind”. Z. Llatja vuri në dukje edhe rritjen e të ardhurave të Bashkisë që ai drejton. ” Ne kemi arritur të ardhurat tona në 8.1 milion dollarë, dhe këtë vit kemi synim ta rrisim në 8.6 milion. Gjithashtu kemi një buxhet të shtuar për ndihmën sociale”, përfundoi Llatja.

Konferenca ” Pushtet Vendor – Shoqëri Civile” për vullnetarizëm të qëndrueshëm lokal

Në kuadër të Konsortiumit “Pushtet Lokal – Shoqëri Civile”, PVN Albania organizoi Konferencën e dytë Kombëtare: “Pushtet Vendor – Shoqëri Civile2.0″ për Vullnetarizëm të Qëndrueshëm Lokal ku morën pjesë Kryetarë, Nënkryetarë, Drejtues Kabinetesh, Koordinatorë të vullnetarizmit dhe administratës nga 8 Bashkitë pilot, pjesë e kësaj iniciative. Ne kete konference ishte i pranishem edhe kryetari i Bashkisë Z  Gledian Llatja i cili pohon se ” kjo konferencë erdhi me risi në Zgjerimin Lokal ku secilës prej 8 Bashkive pilot ju bashkuan aktorë lokal strategjik në nxitjen e vullnetarizmit lokal si: OSHC lokale, Zyra Vendore Arsimore; Shkolla të mesme, Universitete, Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim; Qendra Rinore / Komunitare / Multidisiplinare, Institucione Shëndetësore dhe Prefektura. Në fokusin e kësaj konference ishte ndarja e modeleve të mira ndërkombëtare falë vizitës shumë të fryshme në Norvegji; modeleve rajonale falë bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes së Regional Youth Cooperation Office – Ryco dhe atyre kombëtare falë kontributit të Leviz Albania, si edhe  diskutime, analiza rreth kuadrit ligjor dhe perspektivave në vijim”. Kjo iniciativë vijon të jetë e qëndrueshme dhe vizionare falë bashkëpunimit gjithëpërfshirës ndërmjet aktorëve dhe veçanërisht angazhimit dhe vendosmërisë së Bashkive. Drejtoresha Ekzekutive e PVN Albania, Znj. Oltiana Rama theksoi se ” bashkëpunimi dhe dialogu ndërmjet institucioneve janë thelbi për përgatitjen e një terreni të qëndrueshëm, profesional dhe të sigurt për nxitjen e vullnetarizmit, derisa vullnetarizmi të bëhet mendësi dhe kulturë institucionale dhe individuale”. Sekretarja e Përgjithshme e Kongresi Rinor Kombëtar, Znj. Dafina Peci theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë së ketij bashkëpunimi dhe vijimin me hapa të qëndrueshëm të kësaj iniciative. Bashkitë ritheksuan se ky ridimensionim i vullnetarizmit kërkon angazhimin e të gjithëve, dhe Bashkitë kanë rol kyç për të mbështetur çdo hap dhe të kënë rol proaktiv duke përgatitur terren të përshtatshëm brenda institucionit por edhe duke adresuar gjithë sfidat në mënyrë të përbashkët. Ky konsortium ka lindur si nevojë dhe perspektivë e 17 viteve që PVN kontribuon në nxitjen e vullnetarizmit në vendin tonë. Që nga lancimi i kësaj iniciative më 08 Shtator 2021, konsortiumi ka bërë një rrugëtim shumë interesant dhe me impakt, duke  kryer një analizim të thelluar të situatës së vullnetarizmit në Bashkitë Pilot, ngritur struktura apo vendosur punonjës të dedikuar për vullnetarizmin,  ofruar trajnime kapacitet-ndërtuese për punonjësit e angazhuar në këtë çështje dhe  filluar punën për hartimin e Planeve Vendore të Veprimit për Vullnetarizmin.

Llatja/ Fushbulli i largët, me urë dhe rrugë të rehabilituara 

Vetëm pak muaj më parë Bashkia e Elbasanit bëri të mundur ndërtimin e pritës lumore në fshatin e largët Fushbull të Njësisë Administrative Shushicë, ndërsa ditën e sotme, ky fshat ka edhe një urë të re si edhe rehabilitimin e një segmenti rrugor. Ditën e sotme, kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka parë nga afër  urën e re të fshatit Fushbull i cili në kushtet që ishte po rrezikonte të izolonte 1500 banorët e asaj zone. “Sot qendra e Njësisë Administrative  është më afër falë investimit që Bashkia bëri për ndërtimin e urës së re. Ky investim ishte një shqetësim i kahershëm për banorët e zonës, ne u njohëm pak muaj më parë kur  ndërtuam pritën lumore të lumit Shushicë.  Në një kohë rekord arritëm të rehabilitojmë një pjesë të segmentit rugor, si edhe ndërtuam urën e re. Tashmë banorët e fshatit lidhen lehtësisht me qendrën e Shushicës”, tha Z. Llatja. Investimi për ndërtimin e urës së re, u arrit edhe falë bashkëpunimit me biznesin si edhe komunitetin, ku tashmë 1500 banorët e këtij fshatit kanë një rrugë të kalueshme dhe një urë të re, e cili i vjen në ndihmë banorëve të fshatit Fushbull si edhe nxënësve të shkollës. Fushbulli është një fshat fundor, me problematika, por ka jetë, Kreu i Bashkisë Z. Llatja premtoi se  Bashkia do ti mbështesë gjithmonë këta banorë. ” Ne do të përpiqemi maksimalisht për problematikat që banorët kanë kryesisht në infrastrukturë”, shtoi ai. Vetë banorët kanë falenderuar Bashkinë për këtë investim, pasi tashmë mjetet do të mund të kalojnë lehësisht, pa problemeve që shkaktonte përroi për shkak të rrugës dhe urës.  

Java Europiane/ Llatja: Rinia, brezi më afër Europës!

Në kuadër të Javës së Europës, Bashkia Elbasan ka organizuar një sërë aktivitetesh, një ndër të cilat ishte edhe ajo me Këshillin Rinor Elbasan. Në këtë takim ku ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, si edhe familjarë të familjeve të vjetra elbasanase, u diskutua për rëndësinë që ka bashkimi rreth vlerave e qëllimeve të përbashkëta për një kontinent e Botë më të mirë.  Gjithashtu të rinjve të Këshillit Rinor ju prezantua historia e familjes Biçaku në Elbasan,  që gjatë Luftë së Dytë Botërore u bë një strehë e sigurtë për 26 hebrenj në Elbasan. Traditë që u trashëgua dhe ditët e sotme, ku Elbasani u bë i pari qytet që hapi dyert dhe mikpriti sportistët ukrainas. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja vlerësoi kontributin që Këshilli Rinor, por jo vetëm, edhe shumë të rinj të Elbasanit japin në fusha të ndryshme sociale të qytetit. Ndërsa e vuri theksin tek Java Europiane, Llatja pohoi se “ rrugëtimi ynë drejt familjes së madhe evropiane kalon gjithmonë nga gjenerata më e re. Çdonjëri nga ne e gjen veten në Europë. Jemi në kohë të vështira, edhe pse gati pas 100 vitesh kemi një luftë tjetër në Europë, është një situatë jo e këndshme për ne, për Europën, për politikat që ajo ka. Por, nëse ne kthejmë kokën pas në Luftën e Dytë Botërore, Shqipëria ishte krah aleatëve, kundër luftës, pro shteteve demokratike. Ne nuk duhet të harrojmë edhe holokaustin që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore, prandaj duhet të jemi të fortë, ti themi njëzëri jo luftës, pasi ju jeni rinia, brezi më afër Europës.  Historia e Familjes Biçaku në Elbasan është shembulli më i prekshëm se si ne shqiptarët gjithmonë jemi rreshtuar në anën e së drejtës dhe historia jonë dëshmon se jemi faktor i bashkëpunimit e prosperitetit rajonal”, tha Z. Llatja. Në fund të rinjve i janë shpërndarë edhe çertifikata vlerësimi me motivacionin “ për pjesëmarrjen në aktivitetet e Javës së Europës 2022″.

Njoftim mbi portalin “Mësues për Shqipërinë” 2022

Kandidati që dëshiron të ushtrojë profesionin e mësuesit në arsimin parashkollor dhe të marrë pjesë në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2022, duhet  regjistrohet online  portalin mesuespershqiperine.al nga data 20.05.2022 deri  datën 03.06.2022.

Kandidati ngarkon në platformën e aplikimit online dokumentet për konkurrim. Një kopje të dokumentacionit të ngarkuar online, për efekt të vlerësimit të dosjes e dërgon nëpërmjet shërbimit postar në ZVAP-në ku ka qendrën e banimit.

Zyra Vendore e Arsimit Parauniveristar (ZVAP) pranon dosjet e kandidatëve të Arsimit Parashkollor të cilët dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit dhe të marrin pjesë në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2022, nga data 20.05.2022 deri  datën 03.06.2022.

Kandidati, i cili ka qenë pjesëmarrës në portalin e fundit dhe dëshiron të konkurrojë, duhet të  ngarkojë online dosjen për konkurrim, në të kundërt, ai përjashtohet nga konkurrimi.

Një kopje  kërkesës për konkurrim, sipas shtojcës 4 të udhëzimit nr. 12, datë 10.6.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”, të ndryshuar, e printuar vetëm nga sistemi i RASHkandidati e dorëzon edhe  DRAP-në ku ka qendrën e banimit brenda datës 03.06.2022.   

Në portal, kandidati zgjedh një nga opsionet: a) Aplikoj për herë të parë, b) Mbart pikët aktuale (dosje+testim), c) Mbart vetëm pikët e dosjes, d) Mbart vetëm pikët e testimit

ZVAP-ja krijon Komisionin e Vlerësimit të Dosjeve, i cili administron dhe vlerëson dosjet e kandidatëve të arsimit parashkollor, sipas përcaktimeve të udhëzimit nr. 12, datë 10.6.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”, të ndryshuar, nga data 06.06.2022 deri  datë 20.06.2022 dhe ndjek të gjitha procedurat sipas përcaktimeve të udhëzimit nr.12 dhe shkresës nr 1567/1 datë 05.04.2022 “Për një ndryshim të afateve për procedurat e konkurrimit të mësuesve në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Dokumentacioni i kërkur për tu ngarkuar online sipas përcaktimeve  shtojcës 1  udhëzimit nr. 12, datë 10.6.2021 “Për procedurat e pranimit e  emërimit  mësuesit  një vend  lirë pune  institucionet arsimore publike  arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë,  ndryshuar:

  1. Jetëshkrimi (dorëzohet në momentin e punësimit).
  2. Kërkesa me shkrim për konkurrim sipas modelit  shtojcës 4, e printuar nga sistemi i
  3. Kopje e kartës  identitetit (e detyrueshme për t’u ngarkuar online).
  4. Raport mjeko-ligjor (i tre muajve të fundit dorëzohet në momentin e punësimit).
  5. Vetëdeklarim për gjendjen gjyqësore, sipas shtojcës 5, të këtij udhëzimi (dorëzohet në momentin e punësimit).
  6. Vërtetim i qendrës  banimit (i detyrueshëm për t’u ngarkuar online).
  7. Kopje e librezës së punës (i detyrueshëm për t’u ngarkuar online nëse ka dhe dëshiron  vlerësohet me pikë).
  8. Kopje e diplomës/ave, vërtetimit/listës  notave  studimeve  larta (cikli i parë dhe cikli i dytë) ose  barasvlershme me këto sipas përcaktimeve  kuadrit ligjor  fuqi (i detyrueshëm për t’u ngarkuar online).
  9. Kopje e licencës  provimit  shtetit për profesionin e rregulluar  mësuesit, për  gjithë kandidatët  kanë detyrim ligjor ta kryejnë këtë provim sipas përcaktimeve  legjislacionit  fuqi (i detyrueshëm për t‘u ngarkuar online).
  10. Kopje e dëshmive të kualifikimit për kategoritë: “Mësues i kualifikuar”, “Mësues specialist”, “Mësues mjeshtër” (nëse ka për t’u ngarkuar online).
  11. Kopje e certifikatave me kredite të trajnimeve të kryera brenda dhe jashtë vendit. Certifikatat me kredite të trajnimeve të kryera brenda vendit të jenë ofruar nga MAS, institucionet e varësisë ose nga agjencitë e akredituara. (nëse ka për t’u ngarkuar online.)
  12. Kopje e dëshmisë së njohjes së gjuhës/ve të huaja (nëse ka, për t’u ngarkuar online).
  13. Deklarim nga kandidati për autorizimin e DRAP-së   shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve  paraqitura sipas shtojcës 6  këtij udhëzimi (i detyrueshëm për t’u ngarkuar online).

Shënim. Dokumentet  ngarkohen  platformën e aplikimit online, janë  skanuara nga origjinali.

SUKSESE!

Llatja: Elbasani, qyteti që renditet me zero kultivim në hartën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Sot, Elbasani renditet tek Bashkitë me zero kultivim të lëndëve narkotike dhe kjo është me të vëtetë një arritje.Në një takim në sallën e teatrit ” Skampa” për të inkurajuar strukturat  lokale dhe nxitur bashkëpunimin e mirë të deritanishëm ndaj luftës së kultivimit të bimëve narkotike, kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja pohoi se: “kemi një sfidë të përbashkët ne si shoqëri, pa dallime për të luftuar kultivimin e kanabisit në shqipëri. Ne kemi fatin e mirë sepse jemi Bashkia me nivelin zero të kultivimit të lëndëve narkotike, por, ne duhet të jemi avangart në ruajtjen dhe monitorimin e territorit në të gjithë vendin, jo vetëm në qytet por edhe në fshatrat më të largët. Kemi zona të thella në Elbasan, kemi shtëpi të abandonuara si në qytet ashtu eshe në fshat, të cilat bëhen vatra të lëndëve narkotike ku kultivohen pa rënë në sy. Kjo luftë është e përbashkët, e pushtetit vendor, komunitetit të Elbasanit dhe të gjitha institucioneve të tjera. Ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për këtë luftë të vazhdueshme të komunitetit për të mirën tonë të përbashkët. Lufta kundër kultivimit të lënëve narkotike nuk është vetëm luftë e Elbasanit por e të gjithë Shqipërisë, e cila kërkon disponibilitet maksimal dhe bashkëpunim të gjitha strukturave. Një punë të rëndësishme në këtë proces kanë hallkat inspektuese, edhe pse me problematika për shkak të terrenit, por informacioni duhet te ndërlidhet dhe të veprohet sa më shpejt të jetë e mundur. OSHE ka një rëndësi të madhe në luftën kundër kanabisit, pasi aty ku konstaton konsum të lartë energjie dhe ka dyshime duhet të ndërhyjë në bashkëpunim me kryepleqtë dhe strukturat përkatëse. Nëse kemi dyshime për kultivimin e lëndëve narkotike duhet të jemi ne të parët që duhet të ngrijmë zërin.  Elbasani ka pasur dhe ka një traditë që nuk e ka kultivuar lëndën narkotike dhe duhet ta vazhdojmë këtë traditë. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me strukturat me drejtin e Policisë së shtetit, shërbimet përkatëse informative, shefat e komisariateve, të gjithë bashkë ne jemi një strukturë” . Sipas kreut të Bashkisë ” parandalimi i kultivimit të lëndëve narkotike është shprehje e vendosmërisë sonë për t’i dhënë fund këtij kërcënimi që shkakton dëme të pamatshme për mijëra përdorues individualë, që shkatërron familje, që kërcënon strukturën morale të shoqërisë sonë si edhe dëmton ekonominë e ndershme.Puna e institucionit që unë drejtoj është e shtrirë në disa drejtime, siç është edhe mbështetja dhe fuqizimi i të rinjve. Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare të tilla si projekti RAYS (i mbështetur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar), është vetëm një nga shembujt se si ne mbështesim të rinjtë që të mos angazhohen në sjellje kriminale. Gjithashtu, investimet e zhvilluara në sport, art, kulturë dhe punësim ndihmojnë në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët. Nëpërmjet kësaj qasjeje ne kemi mundësinë që të trajtojmë shkaqet që i shtyjnë shumë të rinj drejt konsumimit të lëndëve narkotike.Gjatë vitit të kaluar, në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e Bashkisë Elbasan. Gjatë kësaj periudhe punonjësit e Policisë Bashkiake janë vënë në mbështetje të Njësive Administrative dhe Kryetarëve të fshatrave me qëllim evidentimin e serave, tuneleve, vendstrehimeve nëntokësore, magazinave, shtëpive dhe objekteve të braktisura, etj… Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më fort jo vetëm për të parandaluar kultivimin e lëndëve por edhe identifikimin e hotspoteve të përdorimit të lëndëve narktoike. Në muajt në vijim ne do të vazhdojmë me ushtrimin e kontrolleve për kultivimin e lëndëve narkotike. Në këtë kontekst do të kërkoja nga të gjithë ju angazhimin maksimal dhe koordinimin e punës për të rritur sa më shumë efikasitetin në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.Unë u kërkoj burrave dhe grave guximtare të agjencive tona ligjzbatuese, prokurorisë dhe gjyqësorit si edhe të gjithë bashkëpunëtorëve tanë që të mos lëkunden kurrë në detyrën e tyre të vështirë, por edhe shpërblyese. Tashmë kemi arritur shumë në këto vite të fundit dhe mund të arrijmë më shumë në vitet e ardhshme.Ne duhet të qëndrojmë të palëkundur në fushatën tonë jo vetëm duke intensifikuar operacionet tona kundër kultivimit trafikimit të lëndëve narkotike por dhe duke trajtuar shkakun rrënjësor të abuzimit dhe varësisë nga droga.Dhënia fund e kultivimit të lëndëve narktoike do të thotë të sigurojmë të ardhmen e qytetit tonë. Së bashku, le të mundësojmë trashëgiminë më të madhe që mund t’u lëmë pas fëmijëve tanë dhe brezave pasardhës, NJË SHOQËRI PA DROGË- përfundoi fjalën e tij kryetari Llatja.Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet e rëndësishme të qytetit, si prefektja znj. Majlinda Perriu, përfaqësues nga policia z. Ardian Çipa, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe prokuroria Elbasan z. Kreshnik Ajazi, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan si dhe kryepleqtë e Njësive Administrative të bashkisë Elbasan.

Në Elbasan 7 sportele fizike, pjesa tjetër e shërbimeve vetëm online!

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Z.Gledian Llatja, bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme, Elena Pici dhe prefekten Majlinda Peza vizituan zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë e Elbasanit, për të parë nga afër ecurinë e reformës për digjitalizimin e shërbimeve. Që nga data 1 maj, të gjitha shërbimet publike tashmë ofrohen online, ndaj dhe qëllimi i kësaj vizite në bashkinë e Elbasanit, ka qenë për të inspektuar nga afër ofrimin e shërbimeve në Gjendjen Civile. Kryetari i bashkisë, Z.Llatja deklaroi se “në bashkinë Elbasan do të ketë 7 sportele fizike, ndërsa pjesa tjetër e shërbimeve do të oftohet vetëm online. Në këto sportele fizike do të ofrohen vetëm ato shërbime që kërkojnë domosdoshmërisht prezencën fizike të qytetarëve, ndërkohë që çdo shërbim tjetër do të merret online nëpërmjet platformës e-Albania. Janë udhëzuar të gjithë punonjësit e Njesive  Administrative, që të orientojnë qytetarët se si ti marrin këto shërbime online nëpërmjet e-Albania”. Nga ana e saj, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme Elena Pici e vuri theksin tek orientimi dhe informimi i qytetarit duke deklaruar se “këto inspektime na shërbejnë për t’u njohur me problematikat e hasura këto ditë të para, dhe sigurojmë se problematikat që qytetari raporton, gjendja civile i raporton në kohe dhe trajtohen me prioritet nga e gjithë skuadra që merret me këtë shërbim. Është e rëndësishme që qytetarët të mos bien pre e çdo rasti abuziv nga subjekte private të cilat japin kosto të larta për një shërbim të cilin nuk do të jetë më i nevojshëm për qytetarët. Nëse do t’ju duhet që të merrni një shërbim në Zyrën Arsimore Rajonale, dhe  pjesë e këtij aplikimi është pajisja e një certifikate, është vetë zyra ajo e cila do ta marrë atë tek sistemi i Gjendjes Civile, duke i lehtësuar qytetarit printimin e certifikatës”. “Të vetmet certifikata që qytetarit do t’i nevojitet është ajo e lëvizjes jashtë vendit, ku certifikata mund të printohet në e-Albania në 6 gjuhë, pa u drejtuar tek institucioni i prefektit”, tha Pici. Që nga 1 maji, janë 8 shërbime publike, që do të jepen në sportele fizike për qytetarët. Mes tyre regjistrimi i lindjeve, martesave dhe shërbime që jepen në zyra noteriale, të cilat kërkojnë praninë fizike me domosdoshmëri. Pjesa tjetër e gjitha online, përmes aplikimeve në portalin shtetëror e-Albania.

Një  Qendër e re Shëndetësore për 10 mijë banorë të lagjeve “ Haxhias” dhe “ Vullnetari”!

Falë bashkëpunimit të ngushtë me Fondacionin “Mirënjohja” dhe Ambasadës së Kuvajtit  Bashkia Elbasan ka nisur ndërtimin e një Qendre të re Shëndetësore pas prishjes së objekteve të ndërtuara pa leje. Shumë shpejt rreth 5 mijë familje të Lagjes Nr.5 në Elbasan , do të kenë një qendër të re shëndetësore që plotëson të gjithë standardet. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka parë nga afër punimet e kësaj qendre ku ka bërë të ditur se në Elbasan ka nisur një projekt për zhvendosjen e qendrave shëndetësore nga ambientet brenda pallateve, në godina të reja, në bashkëpunim dhe me komunitetin. “ Është një projekt për lëvizjen e qendrave shëndetëosre nga katet e para të pallateve, i cili nisi gjatë kohës së pamdemisë dhe që tashmë po jep rezultate. Është një shembulll i një pune të përbashkët , pushtet vendor,  pushtet qëndror dhe OJQ. Kjo qendër do t’i shërbejë dy lagjeve “Haxhias” dhe “Vullnetari” të cilat deri diku janë lagje shumë të mëdha por periferike, por që kohët e fundit falë investimeve të realizuara nga ana e Bashkisë kanë marrë jetë dhe po rivitalizohen”. Qendra shëndetësore është një nga kërkesat e hershme të banorëve, pasi pjesa më e madhe e banorëve janë të moshuar. “Tashmë jemi gati thuajse në përfundim për qendrën shëndetësore, ndërsa na mbetet në bashkëpunim edhe me pushtetin qendror që të ndërhyjmë për rehabilitimin e shesheve brenda pallateve, pasi janë lagje të mëdha,  edhe pse ka një ndryshim radikal falë investimeve që ne kemi bërë:, tha Z. Llatja. Pak muaj më parë ky shesh mes pallateve të lagjes Haxhias e kishte zaptuar një çiban – simbol i paligjshmërisë. Inspektoriati i Territorit të Bashkisë ndërhyri në kohë për t’ja rikthyer atë hapësirë komunitetit. Qendra e re Shëndetësore Nr.3 po ndërtohet më e fortë dhe e një tjetër standardi për të ofruar shërbime të kujdesit parësor shëndetësor për banorët e lagjeve “Vullnetari” dhe “Haxhias” në Lagjn nr. 5 . Qendra do të shërbejë për rreth 10 mijë banorë, ku do të shërbejnë 13 mjekë si edhe 29 infermierë, ashtu si edhe me specifikat e qendrave të tjera, do të ofrohet edhe shërbimi i Chek – Up, shërbimi pediatrik, vizita, si edhe do të vijohet edhe me shërbimin e mbasdites.  

Takim konsultativ për norma, standarte dhe kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve të Këshillit Bashkiak

Kryesia e Këshillit Bashkiak Elbasan dhe komisioni për çeshtjet ligjore dhe rregulloret si dhe disa anëtare të tij diskutuan mbi rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve të KB dhe pikërisht komisionet e përhershme të KB për ti bërë ato më funksionale dhe më efiçente.

Në takim u rrahën mendime dhe u dhanë argumenta për ti bërë më funksionale dhe për të rritur efiçencën e komisioneve të përhershme të KB që ato të jenë më aktive.

Në takim u vendos që këto rekomandime në ndryshimin e disa komisioneve, në bashkimin e disa prej tyre të diskutoheshin më gjërë në këshillin bashkiak.

Pjesëmarrësit dhanë disa rekomandime dhe për administratën e bashkisë

Gjithashtu në këtë takim u hodhën ide për orarin e mbajtjes së mbledhjeve të komisioneve si dhe orarin për mbajtjen e mbledhjes së KB.