Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 19 Prill 2024

ELBASANI EDHE NË HARTËN E TURIZMIT DITOR

Elbasani ka disa vite që ka hyrë në hartën turistike ditore. Këtë e dëshmon fakti se çdo ditë qindra vizitorë ndalen në Elbasan, duke shijuar resurset historike dhe natyrore që ka ky qytet.

Një sezon turistik shumë premtues me turistë nga shumë vende të ndryshme të botës frekuentojnë Elbasanin dhe të gjitha resurset e tij të vizitueshme.

Vetëm gjatë kësaj jave qindra vizitorë janë ndalur në Elbasan, për të parë më nga afër, lagjen “Kala” brenda së cilës ndodhen shumë objekte historike dhe kulturore, si, kulla e sahatit, hamami i vjetër, xhamia Mbret dhe Kisha e Shën Mërisë.

Agjensia e Kulturës dhe Turizmit në Elbasan, i ka dhënë një rëndësi të veçantë turizmit ditor në Elbasan, ndaj edhe turistët e ardhur vetëm gjatë këtyre ditëve janë njohur edhe me shumë pasuri të trashëgimisë kulturore, siç është mozaikut në qendër të qytetit, jo shumë larg mureve rrethuese të Kalasë së lashtë i ka dhënë një hov turizimit kulturor në Elbasan.

Sakaq edhe Muzeu Etnografi, është një tjetër pasuri historike e kulturore që i është prezantuar turistëve, ku këta të fundit kanë parë nga afër 80 lloje zejesh që ndodhen brenda kësaj shtëpie e cila mbart një pasuri të vyer të historis së Elbasanit.

Vlen të theksohet fakti se gjatë këtij viti Elbasani është vizituar jo vetëm nga turistë të thjeshtë por edhe diplomatë të shumtë, të cilët kanë vizituar muzeun etnografik, madje edhe mozaikun në qendër të qytetit jo shumë larg mureve rrethuese të Kalsë së lashtë.

Prej disa vitesh kreu i bashkisë Gledian Llatja është bërë iniciator i një lëvizjeje që ka ndikuar dukshëm në gjallërimin e këtij lloj turizmi.

Objektivi i kryebashkiakut është kthimi i Elbasanit në një qendër të rëndësishme të turizmit kulturor. Elbasani me trashëgimi të shumta kulturore e natyrore ka hyrë edhe në hartën turistike ditore, duke mundësuar që  të gjitha stinët dhe muajt e vitit do të kenë turistë.

AGJENSIA E KULTURËS DHE TURIZMIT I BASHKOHET NISMËS SË BASHKISË PËR PASTRIMIN E QYTETIT

Stafi i Agjencisë së Kulturës dhe Turizmit është bashkuar me nismën tonë të pastrimit, duke u angazhuar sot në pastrimin e rrugëve të lagjes “Kala”.

Lagja Kala në Elbasan është një nga vendet që ka më shumë vizitueshmëri nga turistët në cdo kohë ndaj edhe është e domosdoshme që higjena dhe pastërtia të jetë shumë e lartë.

Angazhim dhe përkushtim i plotë në shërbim të komunitetit për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm!