Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 23 Prill 2024

PROMOVOHET LIBRI “FLETË NGA JETA IME”, KUJTIMET E DHIMITËR SHUTERIQI

Në kuadër të ditës botërore të librit dhe të drejtës së autorit, biblioteka publike “Qemal Baholli”, ka hapur dyert për të promovuar librin “Fletë nga jeta ime” e autorit Dhimitër Shuteriqi.

Në këtë event, kanë marrë pjesë shkrimtarë, intelektualë të qytetit, dashamirës të librit, të afërm të autorit, si edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Ermira Urupi.

Në promovim është bashkëbiseduar për kujtimet e Shuteriqit, ku u vu në dukje fakti se në “Fletë nga jeta ime”, autori reflekton duke na paraqitur disa nga momentet personale të jetës së tij, dashuria për njerëzit dhe vendin e tij, e cila herë – herë përzihet me trishtim dhe zhgënjim.

Dhimitër Shuteriqi është një personalitet i shquar i historisë letrare e kulturore.

 “Fletë nga jeta ime”, një libër me kujtime i autorit plot dashuri për vendin e tij dhe njerëzit, ku lexuesi mund të qeshë, të reflektojë, takon njerëz të famshëm e të thjeshtë.

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak

NJOFTIM


Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.

Ju njoftojmë se më datë 30.04.2024, ora 13:00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), në sallën e qendrës rinore me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Miratimi i proçesverbalit të mbjedhjes të muajit Mars (dt.28.03.2024).
  3. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Mars 2024.

3/1.Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Mars 2024.

  • Për emërtimin e një rruge lagjeje në fshatin Papër (pas vdekjes) Z. Hasan Qeleshi.
  • Për dhënie titulli “Qytetarë Nderi” Z. Shkëlqim Bumçi.
  • Për miratimin e planit të përmirësimit të shërbimit për arsimin parashkollor në Bashkinë Elbasan.
  • Marrje me qera (rinovim kontrate) ambjent që do të përdoret si strehëz për qentë endacakë.
  • Për vendosjen në qendrën rezidenciale të shërbimeve sociale Z. Qamil Pëllumbi.
  • Miratimi i të ardhurave për periudhën afatmesme 2025-2027.
  • Miratimi i tavaneve përgatitore të shpenzimeve, për periudhën afatmesme 2025-2027.
  • Për miratimin e vlerës financiare  të dëmeve të shkaktuar nga djegja e banesës së Z. Ryzhdi Xhemali Gurabardhi, Njësia Administrative Shirgjan dhe dhënien e kompesimit financiar nga ana e Bashkisë Elbasan.
  • Mbi shpërndarjen e fondit financiar të mbrojtjes civile të vitit 2024 për 30 familjet e dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore dhe dhënien e ndihmës financiare nga ana e Bashkisë Elbasan.
  • Për miratimin e ekipeve sportive dhe të trajnerëve përkatës të Klubit Shumësportësh, Bashkia Elbasan, për sezonin sportiv vjetor 2024.

Të ndryshme

  1. Propozim për hartim draft marrëveshje me UKE.
  2. Informacion mbi procesin e zgjedhjeve te nderlidhesve te qytetit.
  3. Diskutime/Propozime

Vo.Komisionet do të mblidhen ditën e hënë më datë 25.04.2024 ora 14:00 në ambientet e  Bashkisë Elbasan.

KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK ELBASAN

Lutfi LALA