Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

“DITA E VERËS” 2024/ ELBASANI, REKORD I FESTIMEVE NË MBARË VENDIN

Kur themi ditë vere, mendja të gjithëve i shkon tek Elbasani, pasi kryefjala e “Dita e Verës” vazhdon të jetë Elbasani, festë e cila edhe këtë vit, ka tejmbushur të gjithë qytetin, pa përjashtim.

Edhe pse e shpallur festë kombëtare, nuk kishte si ndodhte ndryshe që kjo festë e formëzuar që në lashtësi të mos festohej në gjenezën e saj, Elbasanin.

Fillimi i Marsit shënjoi edhe startin e aktiviteteve të cilat “gumëzhinë” në Elbasan nga fëmijët, të rinjtë, artistët, valltarët, tregëtarët, artizanët, vajza e gratë, mësueset, festime të cilat e arritën kulmin gjatë të gjithë ditës së sotme, 14 Mars.

Bashkia e Elbasanit, nën kujdesin e kryetarit Gledian Llatja këtë vit solli një dekor ndryshe, një organizim ndryshe nga vitet e tjera, duke gëzuar çdo shtëpi të Elbasanit, me festa shumë ngjyrëshe ashtu si edhe lulet që çelin në këtë stinë.

“Sofra e Elbasanit”, kampionate sportive, gara ciklizmi, panaire zejesh dhe artizanale, koncerte të shumtë për fëmijët, ekspozita e makinave të vjetra “Retro” 2 ekspozita fotografike “Elbasani ndër vite” dhe “Elbasani sot e dje”, “Defile” parada me trupat e ansambleve të gjithë qarkut, si dhe nga Maqedonia, Kosova etj. Mbrëmja e kësaj feste ku këngëtarë të njohur si Yong Zerka etj, u ngjitën në skenën e sheshit “ Gensher”, duke përformuar për disa orë për qytetarët dhe shumë miqtë e ardhur në Elbasan nga vendi dhe trojet shqipfolëse.

14 Marsi, e rigjen qytetin sërisht me atmosfera festive, pasi të gjithë elbasanllintë presin në banesat e tyre fëmijët që tu “bajnë kam” ( kush hyn i pari në shtëpi, që të sjellë mirëse gjatë të gjithë vitit), dalin sërisht në qytet.

Mëngjesi sërisht është për fëmijët, Parada e Ditës së Verës ku 20 shkollat 9-vjecare të Bashkisë Elbasan parakalojnë me pankarta në duar ky shpalosin fabula të ndryshme për të vijuar me karnavalet, performancaa, etj.

Panairi i Sportit, ekspozitë me punime nga fëmijët me AK Vendi: Lulishtja përpara pallatit të sportit “Tomorr Sinani”, Panairi i bujqësisë si demonstrim i prodhimeve vendase dhe bio, fermerë nga  njësitë administrative të Elbasanit.

“Festivali i bollokumes” , i sjellë për të dytin vit, si demonstrim i artit të bërjes së bollokumeve “live” nga amvisat elbasanase. Aktivitet argëtues dhe kreativ me fëmijë. (Poçaria). Koncerti i madh në sheshin “Gensher” i përgatitur si pjesë e mozaikut të madh të aktiviteteve, kanë mbyllur më shumë se 30 aktivitete për 10 ditë në Elbasanit, qytetin e “ Dita e Verës”.

Urimet më të përzemërta si edhe falenderimet për mijëra qytetarë dhe miq të ardhur nga kudo i ka dhënë kryetari i bashkisë së Elbasanit z. Gledian Llatja. “ Falenderime pa fund për të gjithë ju, miqtë e Elbasanit, që besuat tek festa jonë, dhe u bashkuat me ne në këtë festë të ruajtur dhe festuar prej shekujsh”.

 “Dita e Verës” në Elbasan veç mikpritjes, e ka kaluar nga njëri brez tek tjetri këtë festë pagane të ardhjes së pranverës.

 Vitet kaluan dhe festa mbeti në Elbasan po aq e mirëpritur sa edhe atëherë kur pati shkelur për herë të parë.

Pas aktiviteteve elbasanas dhe mysafirë të shumtë e shijuan këtë ditë pranvere në pikniqe në vendet më të preferuara, ku “rekordin” e thyen Parku “Rinia”, Krasta, Ullishta dhe Busheku, ku udhërrëfyes për mysafirët ishin vendalinjtë, që preferuan sot jo vetëm lokalet, por edhe fushat me bar.

Zanafillën, “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore.