Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 4 Qershor 2026

Shijoni mirëpret qindra pelegrinë në festën e Shën Joan Vladimirit.

Në fshatin Shijon të Elbasanit u zhvillua sot pelegrinazhi tradicional për nder të Shën Joan Vladimirit, një nga ngjarjet më të rëndësishme fetare dhe kulturore në rajon, ku morën pjesë qindra besimtarë nga Shqipëria dhe vendet fqinje të Ballkanit.

Kanë përcjellë urimet në këtë festë nënkryetarja e Bashkisë së Elbasanit, Krasnika Klaudia, deputetet e PS Evis Kushi e Sara Mila, përfaqësues të pushtetit vendor, klerikë dhe pelegrinë të shumtë.

Gjatë ceremonisë fetare, Mitropoliti i Elbasanit, Hirësia e Tij Andon Andoni, u shpreh se kjo festë vazhdon të bashkojë besimtarë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të rajonit.

Pas meshës së shenjtë, ceremonia vijoi me faljen e besimtarëve pranë lipsanit të Shën Joan Vladimirit, ku pelegrinët u lutën dhe nderuan kujtimin e shenjtorit, duke kërkuar bekim, paqe dhe mbarësi për familjet e tyre.

Festa e Shën Joan Vladimirit, që përkujton martirizimin e shenjtorit në shekullin XI, bashkon çdo vit besimtarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia, duke e kthyer Manastirin e Shën Joan Vladimirit në një qendër të rëndësishme pelegrinazhi dhe harmonie ndërfetare.

Numri i pjesëmarrësve është rritur nga viti në vit, duke e bërë këtë festë gjithnjë e më të madhe dhe më të dashur për besimtarët.

Kjo traditë, që daton që nga vitet 1010–1020, i ka mbijetuar shekujve dhe vazhdon të ruhet me përkushtim nga banorët e Shijonit, të cilët krenohen me trashëgiminë e vyer shpirtërore dhe historike që mbart ky vend i shenjtë.

Pelegrinazhi ka nisur që në mbrëmjen e 3 qershorit, kur qindra besimtarë u mblodhën në Manastirin e Shën Joan Vladimirit për ceremoninë tradicionale të ndezjes së qirinjve. Në një atmosferë qetësie dhe përkushtimi shpirtëror, pelegrinët u lutën për paqe, shëndet dhe mbarësi, duke shënuar kështu fillimin e festimeve që kulmuan sot me ceremonitë kryesore fetare.

Manastiri i Shën Joan Vladimirit mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të pelegrinazhit në Shqipëri, duke mirëpritur çdo vit mijëra besimtarë dhe vizitorë nga vendi dhe rajoni.

Qazim Sejdini, Qytetar Nderi i Elbasanit!

KĂ«shilli Bashkiak i Elbasanit votoi nĂ« unanimitet, pa asnjĂ« votĂ« kundĂ«r dhĂ«nien e titullit “Qytetar Nderi” Z. Qazim Sejdini. 

“Për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillim , transformimin dhe promovimin e qytetit të Elbasanit si dhe për përkushtimin e palëkundur në shërbim të qytetarve dhe interesit publik”

Ishte propozimi i Kryetarit të Bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja, për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) për figurën e Z. Qazim Sejdini.

Një personalitet që la gjurmë të thella në historinë moderne të qytetit tonë dhe që do mbetet në kujtesën e qytetarëve tanë si një prej figurave më të spikatura të qeverisjes vendore dhe jetës publike shqiptare, për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin, transformimin dhe promovimin e qytetit të Elbasanit, si dhe për përkushtimin e palëkundur në shërbim të qytetarëve.

​Qazim Sejdini lindi nĂ« Elbasan mĂ« 12 shkurt 1951, nĂ« njĂ« familje me tradita tĂ« hershme qytetare elbasanase, ku dashuria pĂ«r punĂ«n, ndershmĂ«ria dhe respekti pĂ«r njerĂ«zit ishin vlera tĂ« trashĂ«guara brez pas brezi. QĂ« nĂ« fĂ«mijĂ«ri, ai u rrit me ndjenjĂ«n e krenarisĂ« pĂ«r qytetin e tij dhe me bindjen se Elbasani meritonte tĂ« zhvillohej, tĂ« ruante identitetin e tij dhe tĂ« ecte pĂ«rpara me dinjitet. 

Formimi i tij intelektual, përvoja si mësues, drejtues sportiv, sipërmarrës, drejtues i institucioneve dhe administrator publik, krijuan profilin e një lideri të afërt me njerëzit, vizionar dhe të përkushtuar ndaj zhvillimit të komunitetit.

​Jeta e tij profesionale nisi si mësues në zonën e Labinotit, ku u dallua menjëherë për përkushtimin ndaj të rinjve dhe aftësinë për të komunikuar me njerëzit. Më pas, në detyra organizative rinore dhe sportive, ai dëshmoi energji, disiplinë dhe vizion.

Kontributi i tij në sportin elbasanas si drejtues mbetet i rëndësishëm, ai ndihmoi në ringritjen e Klubit Sportiv të Elbasanit dhe rikthimin e identitetit historik të tij në një periudhë të vështirë për vendin.

​NĂ« vitet e tranzicionit demokratik, Qazim Sejdini ishte ndĂ«r sipĂ«rmarrĂ«sit e parĂ« tĂ« qytetit, duke kontribuar nĂ« zhvillimin ekonomik dhe nĂ« krijimin e njĂ« fryme tĂ« re biznesi nĂ« Elbasan. 

Si drejtues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë dhe më pas President i Unionit të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë, ai punoi për të forcuar ekonominë vendore dhe për të promovuar Elbasanin si një qytet me potencial zhvillimi dhe bashkëpunimi.

​QĂ« prej vitit 2002, si Prefekt i Qarkut Elbasan, pĂ«rfaqĂ«suesi mĂ« i lartĂ« i qeverisĂ« qendrore nĂ« njĂ« nga qarqet mĂ« tĂ« populluara tĂ« ShqipĂ«risĂ«, ai solli pragmatizmin dhe kujdesin qĂ« e karakterizonte pĂ«r mirĂ«qenien e komunitetit. 

Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, ai u përqendrua në zgjidhjen e problemeve konkrete të qytetarëve dhe në forcimin e rolit të institucioneve publike.

NjĂ« nga sfidat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ishte ndotja mjedisore e zonave industriale tĂ« Elbasanit, pĂ«r tĂ« cilĂ«n ai ndĂ«rmori masa konkrete duke detyruar kompanitĂ« industriale tĂ« instalonin filtra ajri dhe duke vendosur monitorim periodik pĂ«r respektimin e standardeve mjedisore. 

Gjithashtu në këtë detyrë, ai përforcoi sistemin e emergjencave civile dhe koordinimin institucional gjatë përmbytjeve sezonale, duke rritur efektivitetin e reagimit ndaj krizave.

Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe hapjes së institucionit të Prefekturës ndaj komunitetit, Z. Sejdini riktheu besimin e publikut tek administrata vendore dhe e ktheu figurën e prefektit në një institucion të afërt dhe funksional për qytetarët.

​Por kontributi më i madh dhe më i dukshëm i tij lidhet pa dyshim me drejtimin e Bashkisë së Elbasanit për tre mandate radhazi, në vitet 2007–2019. Gjatë drejtimit të Bashkisë Elbasan Z. Qazim Sejdini udhëhoqi një prej proceseve më të rëndësishme transformuese në historinë moderne të qytetit, duke e kthyer Elbasanin në një qendër me interes të shtuar turistik dhe historik.

Nën drejtimin e tij, Elbasani njohu zhvillime të dukshme në infrastrukturë, urbanistikë, kulturë, arsim, sport dhe turizëm, duke fituar një identitet të ri qytetar dhe duke e shndërruar në një qytet më modern, funksional dhe mikpritës.

GjatĂ« kĂ«tyre viteve tĂ« transformimit tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r qytetin tone, Elbasani nĂ«n drejtimin e tij ndryshoi pamje. Krahas investimeve nĂ« infrastrukturĂ«, nĂ« rikualifikimin urban, nĂ« ndriçim, nĂ« rrugĂ«, ura, shkolla, kopshte dhe hapĂ«sira publike, u restauruan dhe u promovuan vlerat historike e kulturore tĂ« qytetit, duke nxjerrĂ« nĂ« pah trashĂ«giminĂ« tonĂ« tĂ« çmuar dhe duke e kthyer Elbasanin nĂ« njĂ« destinacion gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« njohur pĂ«r vizitorĂ«t vendas dhe tĂ« huaj. 

Nën drejtimin e tij u realizuan projekte që sot konsiderohen pjesë e identitetit modern të qytetit: restaurimi dhe ndriçimi i mureve të kalasë, rikonstruksioni i zonave historike dhe veçanërisht zbulimi dhe evidentimi i mozaikut paleokristian të kishës së Shën Pjetrit pranë Rrapit të Bezistanit, ndërtimi i stadiumit “Elbasan Arena”, zhvillimi i jetës kulturore e sportive dhe promovimi i Ditës së Verës si simbol i identitetit elbasanas në rang kombëtar e ndërkombëtar.

​Në vitin 2009, nën drejtimin e tij qyteti i Elbasanit u nderua me çmimin “Destination to be Discovered” në Lugano, Zvicër, një vlerësim ndërkombëtar që evidentoi potencialin historik, kulturor dhe turistik të qytetit. Ky çmim shënoi një moment të rëndësishëm për promovimin ndërkombëtar të Elbasanit dhe përfshirjen e tij për herë të parë në Hartën Turistike Botërore.

Vlerësimi nxori në pah trashëgiminë 2000-vjeçare të qytetit, ndërthurjen e qytetërimeve romake, bizantine dhe osmane, si dhe identitetin e tij si një qytet i dijes, kulturës dhe bashkëjetesës.

​Kontributi i tij në restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë historike e kulturore të qytetit, në rilindjen urbane të Elbasanit, në ndërtimin e veprave publike me rëndësi strategjike si dhe në fuqizimin e jetës kulturore, sportive dhe ekonomike, mbetet një trashëgimi e vyer për ne dhe për brezat që do të vijnë.

​Z. Qazim Sejdini besonte se qyteti nuk ndërtohet vetëm me projekte infrastrukturore, por mbi të gjitha me harmoni, respekt dhe bashkëjetesë. Ai ishte një mbështetës i palodhur i tolerancës fetare dhe i bashkëpunimit qytetar. Ai kontribuoi në ruajtjen e frymës së mirëkuptimit që e ka karakterizuar gjithmonë Elbasanin dhe mbështeti nisma me rëndësi të madhe kulturore e shpirtërore për komunitetin. Me vizionin, integritetin dhe frymën bashkëpunuese që e karakterizonte, ai promovoi modelin e një qeverisjeje të bazuar mbi dialogun, përfshirjen qytetare, mirëkuptimin politik dhe respektin për çdo komunitet. Përkushtimi i tij ndaj ruajtjes së harmonisë fetare dhe vlerave qytetare e bëri një simbol të unitetit dhe bashkëjetesës në Elbasan.

​NdĂ«r kontributet e tij mĂ« tĂ« spikatura nĂ« ruajtjen e harmonisĂ« dhe trashĂ«gimisĂ« fetare tĂ« qytetit ka qenĂ« mbĂ«shtetja e tij vendimtare pĂ«r rindĂ«rtimin e XhamisĂ« sĂ« Ballies nĂ« vitin 2013. Xhamia, e ndĂ«rtuar fillimisht nĂ« vitin 1608 dhe e shkatĂ«rruar nga regjimi komunist nĂ« vitin 1967, pĂ«rfaqĂ«sonte njĂ« simbol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m historik dhe shpirtĂ«ror pĂ«r qytetin e Elbasanit. 

Z. Sejdini bashkëpunoi ngushtë me Komunitetin Mysliman dhe kontribuoi në sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare për financimin e projektit të rindërtimit. Falë kësaj nisme, Xhamia e Ballies u rikthye si një nga objektet më përfaqësuese të arkitekturës moderne fetare në Shqipëri dhe u vlerësua ndër pesë objektet e kultit më të bukura në botë në finalen e çmimit prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2025” nga ArchDaily.

​Në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e dialogut ndërkulturor, Z. Qazim Sejdini u nderua në vitin 2013 në Shtetet e Bashkuara me “Çelësin e Qytetit” të Idahos dhe me titullin “Qytetar Nderi” të qytetit Pensacola në Florida.

​Një nga cilësitë që qytetarët kujtojnë më shumë tek ai ishte afërsia me njerëzit. Dyert e institucionit ishin të hapura për qytetarët e thjeshtë, për hallet dhe shqetësimet e tyre. Ai e kuptonte pushtetin si përgjegjësi dhe shërbim, jo si privilegj. Kjo është arsyeja pse ai fitoi respektin dhe besimin e qytetarëve për tre mandate radhazi, me një besim gjithnjë në rritje.

Për qytetarët e Elbasanit, Qazim Sejdini mbetet figura e një drejtuesi që e deshi qytetin me zemër, punoi me devotshmëri për të dhe ia kushtoi jetën përparimit të tij. Vepra dhe trashëgimia e tij përbëjnë sot një model frymëzimi për shërbimin publik me dinjitet, ndershmëri dhe përkushtim.

Gledian Llatja në Bruksel: Roli i qeverisjes vendore në procesin e zgjerimit të BE-së

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka marrë pjesë në një takim në Bruksel, në kuadër të “11th Enlargement Days”, të organizuar nga @pes_cor, mbi rolin e qeverisjes vendore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe sfidat që shoqërojnë këtë rrugëtim.

Në këtë kuadër, Antonio Mazzeo, President i Këshillit Rajonal të Toskanës (Consiglio Regionale della Toscana) dhe përfaqësues në Komitetin Evropian të Rajoneve, në një deklaratë së bashku me kryebashkiakun Llatja u shpreh se “sot në Bruksel, së bashku me Gledian Llatja, kryetar i Bashkisë së Elbasanit, kryesuam takimin e tretë të tryezës së dialogut ndërmjet Komitetit Evropian të Rajoneve dhe autoriteteve vendore shqiptare mbi rrugëtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Shqipëria është sot ndër vendet kandidate më të avancuara në procesin e anëtarësimit. Tani sfida është të shndërrohen përparimet në negociata në rezultate të verifikueshme në jetën e përditshme të njerëzve.”

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve evropiane dhe qeverisjes vendore në forcimin e procesit të integrimit.
Nga ana e tij, kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, u shpreh se “është nder për mua të punoj me ju z. Mazzeo dhe të marr eksperiencën që ju në Itali keni. Po bëjmë gjërat më të mira për qytetet tona dhe për qytetarët tanë. Na gëzon marrëdhënia që kemi me Bashkimin Evropian dhe progresi që kemi bërë deri tani.

NjĂ« mundĂ«si e vyer pĂ«r tĂ« ndarĂ« pĂ«rvojat mĂ« tĂ« mira tĂ« qeverisjes vendore dhe pĂ«r tĂ« forcuar bashkĂ«punimin me partnerĂ«t europianĂ«, me bindjen se integrimi fillon nga qytetet dhe komunitetet tona”.

Takimi në Bruksel u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e dialogut mes qeverisjes vendore shqiptare dhe institucioneve evropiane në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së.