Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 22 Nëntor 2023

Do të mbështesim fermerët, duke bashkëpunuar për një zhvillim të madh në bujqësi dhe blektori

Në vazhdën e takimeve për të diskutuar rreth buxhetit për vitin 2024, kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka zhvilluar një takim me fermerët e Ebasanit, për të parashikuar në vitin 2024 ato investime të cilat janë të domosdoshme, por edhe që mbështesin fermerët.

Ndërsa ka përmedur një sërë investimesh që janë kryer kryesisht në bujqësi gjatë këtyre viteve të fundit, mes tyre edhe unaza bujqësore, kryetari i bashkisë edhe një herë e vuri theksin tek rritja e bashkëpunimit mes fermerëve me qëllim që në të ardhmen të vijojë të ketë një zhvillim të madh si në blektori ashtu edhe në bujqësi.

“Kanalet kulluese, kanalet vaditëse, unaza bujqësore, janë një sërë punësh të mira që ne i kemi bërë bashkë. Për të vazhduar më pas me krijimin që bëmë vjet atë të Grupit Vendor të Krijimit Bujqësor i cili është organizimi i parë në formën e një organizimi federativ, për të bërë politikat bujqësore për bashkinë e Elbasanit”.

Z Llatja vuri në dukje edhe krijimin e agjensisë e cila mbështet bujqësinë, veterinarinë dhe mjedisin.

“Pas dëgjesave publike që bëmë vjet me të gjithë fermerët e Elbasanit dhe me të gjithë Njësitë Administrative, ishim të gjithë të idesë që të krijonim një agjensi që të ishte edhe ajo një mbështetje specifike për bujqësinë, veterinarinë dhe mjedisin.

Ne sot kemi një agjensi të re e cila është fokusuar vetëm tek cështjet e mjedisit, bujqësisë dhe veterinarisë. Unë e kam pasur fokus kryesor bujqësinë, dhe shifrat kanë treguar që kemi qenë efikas, kemi qenë efikas në pastrimin e kanaleve, kjo na ka sjellë një rritje të prodhimit, kemi qenë efikas përsa i përket mbështetjes së fermerëve dhe për garancinë për punimin e tokës së atyre që e kishin mbjellë me pemtari që tashmë është përkthyer në një ligj të posacëm”.

Duke i ofruar sërisht mbështetje fermrëve nëpërmjet politikave fiskale  kryebashkiaku Llatja shtoi ndër të tjera se “ kemi qenë në mbështetje të unazës bujqësore e cila na është përkthyer në rritje të sipërfaqes që kemi sot me sera në fushën e Elbasanit.

Ne jemi përpjekur të bëjmë maksimumin dhe për t’i qëndruar pranë fermerëve. Ne këtë vit po bëjmë politika fiskale shumë të mira, po mbështesim atë që kemi potencialin më kryesor. Në Gjinar dhe Funar të cilat i kemi potenciale kryesore, ne duam t’i mbështesim të rinjtë të cilët duan të hapin një biznes, me mbështetje të drejtëpërdrejtë financiare”.

Të mirëmbajmë burimet natyrore të qytetit tonë

Nëse duhet të ndryshosh sjelljen, për një mjedis të pastër, një ambjent sa më të gjelbër, dhe një shoqëri të mire, zanafilla është tek fëmijët.
Kjo është arsyeja që njohuritë për mbrojtjen e mjedisit, nisin që në shkollat e arsimit fillor.
Janë fëmijët ato të cilët nëpërmjet demostrimit të ambjenteve sa më të pastra në klasë, jashtë saj, si edhe në qytet, përcjellin një edukim mjedisor.
Nën moton “mjedisi na përket të gjithëve”, fëmijët mësohen se burimet natyrore duhen vlerësuar në ambjentin ku ata jetojnë.

Ky sensibilizim i fëmijëve shërben sot për një shpresë për të ardhmen.