Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 21 Mars 2024

SA MË SHUMË VËMËNDJE PERSONAVE ME SINDROMËN DAWN DHE JO VETËM

21 Mars, njihet botërisht si dita e Sindromës Dawn, ndaj edhe në Elbasan, nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë z. Gledian Llatja, janë organizuar një sërë aktivitetesh me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë që edhe këta persona të luajnë një rol jetësor në jetën tonë dhe në komunitet.

Aktiviteti i organizuar në qytet, u mundësua nga bashkia Elbasan, qendra “ Balashe”, qendra “ Future for you”, si edhe shumë organizata jofitmprurëse që ushtrojnë aktivitet në Elbasan.

I pranishëm mes fëmijësh me Sindromën Dawn, si edhe të atyre me aftësi ndryshe, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, ka bërë edhe një apel për të gjithë shoqërinë, i cili është sa më shumë sensibilizim.

“ Fëmijët me Sindromën Dawn janë forca e çdo familje për të ecur përpara, ashtu siç janë forca jonë në shoqëri, për të ecur dhe për të shkuar më tej me punët dhe reformat në të gjithë sistemin tonë arsimor, parashkollor në çerdhe dhe në kopshte. Por, edhe me një bashkëpunim më të mirë me shoqërinë civile, me të gjithë organizatat të cilat kanë në fokus si fëmijët me Sindromën Daën ashtu edhe fëmijët me aftësi të kufizuara”.

Duke u ndalur tek prioriteti që insititucioni që ai drejton i ka dhënë këtyre personave, z. Llatja e vuri theksoi ndër të tjera se “ ne kemi bërë një punë të mirë gjatë kësaj kohe, kemi pasur fanarë shumë të mirë në qytetin e Elbasanit të cilat kanë qenë organizatat jofitimprurëse, kanë qenë prindërit, dhe patjetër duke pasur shembuj të mirë edhe ne si institicione lokale kemi bërë maksimumin që t’i vijmë në ndihmë”.

Aktualisht në kopshtet,çerdhet e Elbasanit ka më shumë mësues ndihmës të cilët i vijnë në ndihmë fëmijëve me Sindromën Dawn por edhe atyre me aftësi ndryshe.

 Jo vetëm qendra “Balashe”, jo vetë “Future for You”, por edhe një sërë organizatash në Elbasan, sot janë më aktive.

“ Sot ne kemi bashkëpunim shumë herë më të mirë dhe patjetër që ecim bashkë në një rrugë të sigurtë. Apeli që ne duam t’i bëjmë të gjithë shoqërisë është sensibilizimi, të sensibilizohen, sepse fëmijët me Sindromën Dawn por edhe fëmijët me aftësi ndryshe është forca, ata duan një vemendje më të madhe nga ne, kanë të njejtat të drejta si çdo fëmijë tjetër.

 Duhet ne t’i mbështesim ato më fort në mënyrë që të arrijmë rezultate më konkrete”, tha z. Llatja. 

 Lindita Senia, drejtore e qendrës “ Future for you”, e vetmja në Elbasan

që ka në fokus këtë sindromë dhe prej 11 vitesh trajton fëmijë me Sindromën Dawn, u shpreh se “ në aktivitetet tona, këtë vit është zgjedhur si temë ” t’i japim fund steriotipeve”, pasi dihet që kemi nevojë që komuniteti të ndërgjegjësohet rreth Sindromës Daën.

 Dhe ne jemi pikërisht këtu sot bashkë me kryetarin, bashkë me fëmijët e qendrës “Future for You”, me qëllim që ne, të gjithë prindërit që kanë një bebe me Sindromën Dawn të ndjehen të qetë dhe plot me shpresë që edhe fëmijët e tyre do t’ia dalin”.

Është zgjedhur pikërisht data 21 mars, dita e 21-të e muajit të tretë për të nënkuptuar unikalitetin e trisomisë të kromozomit 21 që shkakton Sindromën Dawn.