Vijon puna në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë loti 1
Në këtë segment ka përfunduar ndërtimi i trupit të rrugës në gjithë gjatësinë dhe po punohet për ndërtimin e nënshtresave rrugore, shtresave asfaltike dhe elementëve të sigurisë rrugore.
Është bërë montimi i trarëve të urës dhe po punohet për mbistrukturën e saj.
Punimet për ndërtimit e këtij aksi avancuan me ritme të shpejta dhe brenda pak javësh ky lot me gjatësi prej afro 5 kilometrash do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve, duke ndikuar kështu në lehtësimin e lëvizjes.
Krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi ky lot shtrihet përgjatë lumit të Shkumbinit. Ky segment rrugor është projektuar me parametrat teknik të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj.
Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII. Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.