Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Prill 2024

TAKIM ME MOBILITETIN URBAN, KU NDËRMORËM NJË SËRË OBJEKTIVASH

Gjatë takimit mbi Mobilitetin Urban u fokusuam tek sfidat e transportit urban, rritja e popullsisë dhe numrit të makinave, si dhe tek përmirësimi i transportit publik.

Vendosëm objektiva si:

Lidhja me bashkitë përkatëse

Promovimi i transportit alternativ

 Hapja e rrugëve për korsi biçikletash

Ngritja e terminalit të transportit

Përmirësimi i sistemit të parkimit

Ky takim konkludoi në krijimin e një Grupi Pune për zbatimin e projekteve të transportit publik.

AKTIVITETE ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE KUSHTUAR SPORTIT PËR ZHVILLIM E PAQE

Në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe dhe në bashkëpunim me Terre des Homme, të rinjtë e Këshillit Rinor, nën moton “Trepikëshi rinor”, sfiduan bashkëmoshatarët e tyre në fushën e basketbollit të parkut Rinia Sporti si gjuhë universale për përfshirje dhe harmoni!

Është një inisiativë e ndërmarrë nga grupi rinor i Elbasanit të angazhuar për të sjellë një ndryshim pozitiv në komunitet, në zbatim të projektit “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri.

OKB-ja vendosi që data 6 prill të jetë Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim e Paqe.

Kjo datë, e konsideruar si event i ri vjetor, shërben për promovimin e sportit dhe aktivitetit fizik, si gjuhë universale dhe mjet për edukimin, shëndetin, përfshirjen sociale, zhvillimin e rinisë dhe ndërtimin e një mjedisi bashkëpunues e paqësor.

DELEGACIONI NGA AMBASADA E KATARIT DHE FONDACIONI “QATAR CHARITY” VIZITË NË BASHKINË ELBASAN

Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja ka pritur në një vizitë, një delegacion nga Ambasada e Katarit.

Gjatë takimit me z. Abdulaziz Al-Sahli nga Ambasada e Katarit, z. Mana Elansary dhe z. Mahmoud Abbas Shaker nga fondacioni “Qatar Charity”, kreu i bashkisë i njohu të pranishmit me historinë, kulturën dhe traditën e lashtë të qytetit.

Gjithashtu ato diskutuan së bashku mbi zhvillimin e qëndrueshëm për qytetin, ndihmën për personat në nevojë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës për emergjencat.

Miqtë e Katarit vlerësuan mikpritjen e kreut të bashkisë së Elbasanit z. Gledian Llatja duke u shprehur se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë.

70 FIDANË TË RINJ MBOLLËM NË SHKOLLËN “XHAFERR HAKANI”, PRIORITETI YNË SHTIMI I SIPËRFAQEVE TË GJELBËRTA

70 fidanë të rinj, mbollëm në shkollën “Xhafer Hakani”, ku së bashku me Lencin dhe me nxënësit, kemi mbjellë pemë, duke sjellë më shumë gjelbërim dhe jetë në ambientet tona.

Përkushtimi ndaj natyrës, për një të ardhme më të gjelbër, e bën çdo pemë të mbjellë një simbol të shpresës dhe rinovimit.

Fidanët ligustra dhe tunjë, u mbollën edhe në këtë shkollë, në vijim të aksionit të ndërrmarë nga ana e Bashkisë me qëllim për të pasur një ambjent sa më të gjelbër në të gjithë zonën e shkollës, për të pasur më shumë sipërfaqe të gjelbëtra.

Prandaj, po i mbjellim edhe me fëmijët, pasi ato duhet të kujdesen edhe për pemët.

Gjithashtu po vijojmë aksionin edhe për pastrimin e ambjenteve, dhe të shkollës, por edhe për shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta.

Duhet të mbjellim sa më shumë pemë, sepse na ndihmojnë për një mjedis më të mirë!

DITA NDËRKOMBËTARE E LIBRIT PËR FËMIJË, LARMI AKTIVITETESH PËR LEXUESIT E VEGJËL

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, Biblioteka në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan shpallin Javën e Librit për Fëmijë.

  Ditën e sotme ambjentete bibliotekës janë mbushur plot me fëmijë të cilët kanë lexuar libra për fëmijët e kopshteve dhe shkollave.

Ata në këtë ditë, kanë treguar sesa të apasionuar janë pas librave dhe se bibliotekat e tyre personale po pasurohen me libra për fëmijë gjithnjë e më shumë kohë pas kohe.

 Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë ka për qëllim zhvillimin e aktiviteteve të cilat kanë lidhje me lexuesit e moshave të vogla 

 Por, edhe vogëlushët e kopshteve dhuruan një ditë plot magji dhe imagjinatë në bibliotekën e qëndrës kulturore, e cila u mbush me ngjyrat dhe aventurat e tregimeve të mrekullueshme për fëmijë.

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë për herë të parë u zhvillua në vitin 1967.

  Kjo ditë është shpallur si ditë e veçantë e nxitjes dhe inicimit të dashurisë së leximit te lexuesit e vegjël. Në Shqipëri kjo ditë është një ditë sensibilizimi dhe kujtimi për rëndësinë që ka libri në formimin e fëmijëve dhe asnjëherë nuk duhet kaluar në heshtje.

QENDRA E AUTIZMIT, MË SHUMË SHËRBIME PËR INTEGRIMIN E FËMIJËVE ME SPEKTRIN AUTIK

Në Qendrën e Autizmit në Elbasan, ku bashkë me ministren Albana Koçiu dhe me fëmijë të veçantë e të talentuar në art dhe në pikturë.

Përcollëm mesazhe inkurajuese dhe mbështetjeje për fëmijët e spektrit autik, të cilët janë në fokus të angazhimeve tona për rritjen e shërbimeve sociale dhe ato të specializuara, që të mundësojmë gjithëpërfshirjen dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Nëpërmjet Fondit Social është mundësuar rritja këtë vit me 40% më shumë shërbime në Qendrën e Autizmit në Elbasan, ndërkohë që shërbimi i vlerësimit për fëmijët prej dy vitesh është përfshirë në këtë qendër dhe fëmijët nuk kanë nevojë që të shkojnë në Tiranë.

Me mbështetjen financiare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Qendrën e Autizmit të qarkut Elbasan prej 12 vitesh ofrohet një gamë e gjerë shërbimesh të specializuara në funksion të fëmijëve me çrregullim të spektrit autik si terapi zhvillimi me programin ABA, terapi logopedike, fizioterapi, terapi në grup, këshillime individuale me prindërit dhe vlerësime të rasteve të reja nga një grup multidisiplinar.

Qendrën e frekuentojnë 70 fëmijë të diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit dhe çrregullime të tjera gjuhësore nga i gjithë Qarku Elbasan.

KEMI SHTUAR NUMURIN E MËSUESVE NDIHMËS PËR ZHVILLIMIN E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR SI DHE SPEKTRIT AUTIK

Në ditën Ndërkombëtare të Autizmit, kreu i bashkisë z. Gldian Llatja ka zhvilluar një takim me fëmijët në kopështet Nr 8 dhe Nr 13 në Elbasan për të bërë një apel për të gjithë prindërit, të gjithë shoqërinë që të jenë më mbështetës ndaj sindromave të ndryshme.

“Fëmijët me Autizëm duan një vëmëndje më të veçantë, dhe prandaj ne, edhe në kopështin Nr 8 edhe në kopështin Nr 13 të cilat janë dy kopështe afër njëri -tjetrit në qytetin e Elbasanit kemi shtuar numurin e mësuesve ndihmës, dhe kemi parë që ka pasur një rritje të fëmijëve të cilët e frekuentojnë kopështin, fëmijët me spektrin e autizmit.

Dua t’i bëj një thirrje të gjithë prindërve të vijnë të frekuentojnë kopshtet tona, strukturat tona, pasi tashmë ka një mbështetje të plotë për të gjithë fëmijët të cilët janë me aftësi ndryshme, me spektrin e autizmit.

Po përpiqemi maksimalisht bashkë me stafet e kopshteve dhe të sistemit tonë parashkollor, për t’i ardhur në ndihmë të gjithëve.

Të jenë të gjithë të barabartë me të njejtën strategji, për integrimin e të gjithë fëmijëve në shoqëri, dhe për të pasur një shoqëri sa më diverse në Elbasan”, tha Llatja.

Në Elbasan ka disa qendra të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme për fëmijët autikë, ku përfshihet terapia individuale për fëmijët me spektrin e autizimit, por edhe këshillimi i prindërve për t’i ardhur sa më shumë në ndihmë këtyre fëmijëve, ku bashkia e Elbasanit si edhe institucionet arsimore bashkëpunojnë ngushtë me këto qendra.

Dita e sotme ishte një ditë e mbushur me histori, kreativitet , unitet dhe aktivitete argëtuese, nga krijimi i pjesëve shumëngjyrëshe

Një falenderim për të vegjlit tanë që na treguan fuqinë e ndjeshmërisë dhe gjithëpërfshirjes!