Muaj: Shtator 2026
“Dhaskal Todri” nis vitin e ri shkollor në një godinë tërësisht të rikonstruktuar.
Viti i ri shkollor 2026–2027 ka nisur në kushte optimale për 607 nxënësit e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan. Pas një rikonstruksioni të plotë të godinës, nxënësit dhe stafi pedagogjik kanë nisur procesin mësimor në ambiente tërësisht të rinovuara dhe të përshtatura me nevojat e një shkolle bashkëkohore.
Investimi është realizuar me financim të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Elbasan, duke sjellë një transformim të plotë të ambienteve të shkollës.
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, në “Dhaskal Todri” kanë qenë të pranishëm kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, drejtuesi politik i Qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku, deputetja e Elbasanit, Aulona Bylykbashi, si dhe drejtoresha e ZVAP Elbasan, Vesa Llanaj Lico.
Drejtoresha e ZVAP Elbasan, Vesa Llanaj Lico, uroi nxënësit për një vit sa më të suksesshëm arsimor, duke theksuar rëndësinë e disiplinës pozitive, vullnetit për dije dhe përkushtimit ndaj së ardhmes.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, uroi nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor, duke vënë theksin tek kushtet e reja që ofron tashmë “Dhaskal Todri”. Godina është pajisur me sistem ngrohjeje dhe ftohjeje, palestër me sistem kondicionimi, laboratorë të rinj dhe ambiente të tjera tërësisht të rikonstruktuara, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktivitetet e nxënësve.
Deputetja e Elbasanit, Aulona Bylykbashi, e cilësoi “Dhaskal Todri” një shkollë me standarde europiane, duke vlerësuar historinë dhe kontributin e saj në edukimin e brezave të nxënësve të Elbasanit. Ajo theksoi se ambientet e reja i përshtaten stafit arsimor dhe nivelit të brezave të shumtë që kanë marrë dije në këtë shkollë.
Edhe drejtuesi politik i Qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku, uroi nxënësit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor, duke nënvizuar se mes tyre janë të rinjtë që në të ardhmen do të drejtojnë vendin. Mazniku vlerësoi historinë e “Dhaskal Todrit” dhe faktin se kjo shkollë ndër vite ka nxjerrë talente të jashtëzakonshme mes djemve dhe vajzave të Elbasanit.
Me ambiente të reja, laboratorë të rinj, kushte të përmirësuara dhe hapësira të përshtatura për mësim dhe aktivitetet e nxënësve, “Dhaskal Todri” e nis vitin e ri shkollor duke vijuar traditën e saj si një prej emrave të rëndësishëm të arsimit në Elbasan.
Elbasani e nis vitin e ri shkollor 2026–2027 me 3 shkolla tërësisht të reja.
Elbasani e nis vitin e ri shkollor 2026–2027 me një sërë investimesh në infrastrukturën arsimore dhe me masa të marra për garantimin e një fillimi të sigurt dhe të mirëorganizuar të procesit mësimor.
Këtë shtator, nxënësit e gjimnazit “Dhaskal Todri”, shkollës 9 vjeçare Shushicë dhe shkollës speciale “Zëra jete” nisin vitin e ri shkollor në godina tërësisht të rikontruktuara.
Shkollat e reja ofrojnë laboratorët mësimorë bashkëkohorë, ambientet sportive, sistemin e ngrohjes, parametrat e sigurisë e çdo gjë tjetër të nevojshme për mbarëvajtjen e vitit procesit mësimor.
Nga ana tjetër shkolla speciale “Zëra jete” ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme për arsimin special dhe shërbimet që këta fëmijë kanë nevojë.
Ndërkohë, vijojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës elitë “Naim Frashëri”, një tjetër investim që synon përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësuesit.
Për vitin shkollor 2026–2027, në klasat e para në Elbasan nisin ulen për herë të parë bë bangat e shkollës 1040 nxënës, ndërsa në klasat e dhjeta 1148 nxënës.
Në total, në institucionet e arsimit parauniversitar janë regjistruar 13,918 nxënës.
Një tjetër element i rëndësishëm është përfshirja e teknologjisë dhe programeve të reja në procesin arsimor.
Në ZVA Elbasan, 6 shkolla janë pajisur me kabinete SMART, ndërsa në 11 shkolla janë përfshirë elemente të inteligjencës artificiale.
Për herë të parë këtë vit zbatohet edhe Programi “Pas shkolle” në 15 shkolla, 9 prej tyre në AMU dhe 6 në AML.
Me investimet në infrastrukturë, teknologji dhe programe të reja, Elbasani e nis vitin shkollor 2026–2027 me synimin për t’u ofruar nxënësve kushte më të mira dhe një mjedis bashkëkohor për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre.
Bashkia Elbasan uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor!
Urojmë një vit të mbarë, të mbushur me dije, suksese, përkushtim dhe momente të bukura
Pas reshjeve intensive, Elbasani rikthehet në normalitet
Pas reshjeve intensive të ditës së djeshme, strukturat e Bashkisë Elbasan kanë vijuar punën gjatë gjithë natës për pastrimin dhe sistemimin e zonave të prekura.
Grupet e punës kanë qenë në terren pa ndërprerje, duke ndërhyrë në rrugë, trotuare, kryqëzime dhe hapësirat mes pallateve për largimin e ujit, inerteve dhe mbetjeve të sjella nga prurjet.
Sot, rrugët e qytetit janë të pastruara dhe qarkullimi vijon normalisht. Edhe rrugët lidhëse në njësitë administrative dhe fshatra janë të kalueshme.
Pas reshjeve me intensitet të pazakontë, ku në vetëm 30 minuta u regjistruan rreth 60 litra ujë për metër katror, puna e strukturave të Bashkisë vijon në terren për rikthimin e plotë të normalitetit në çdo zonë të prekur.
Bashkia Elbasan falënderon të gjithë punonjësit që kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, si dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.
Strukturat bashkiake vijojnë të jenë në terren për monitorimin e situatës dhe për ndërhyrje kudo ku është e nevojshme, deri në eliminimin e plotë të pasojave të reshjeve.