Njoftime
Me qëllim zbatimin në afat të detyrimeve të Bashkisë për proçesin zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë
Me qëllim zbatimin në afat të detyrimeve të Bashkisë për procesin zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë më datë 11.05.2025, në mbështetje të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i proçedurave administrative në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i RSH” i ndryshuar , Udhëzimit nr 235, datë 10.12.2024 “ Për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë” si dhe Udhëzimit nr 01, datë 05.12.2020 të KQZ-së “Përcaktimi i rregullave për ngritjen, caktimin dhe njoftimin e vendodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së vetëqeverisjes vendore për zgjedhjet”, kërkojmë nga ana juaj bashkëpunimin në këtë proces, duke publikuar njoftimin në faqen e Bashkisë, lidhur me afishimin e listave zgjedhore në ambjentet e Njesive Administrative dhe Lagjeve.
Në kuadër të procesit zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë më datë 11.05.2025, ju njoftojmë që në ambjentet e Njësive Administrative dhe Lagjeve të Bashkisë Elbasan, janë afishuar listat emërore të zgjedhësve. Lutemi të kontrolloni emrin tuaj pranë Njesisë Administrative apo Lagjes ku jeni të regjistruar. Në rast të ndonjë problematike, drejtohuni pranë këtyre strukturave ose në zyrën e Informacionit në Bashkinë Elbasan.
Për bursat e vitit shkollor 2024-2025
NJOFTIM PËR PËRFITIM BURSE
Në mbështetje të VKM-së nr 666 datë 10.10.2019 “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar si dhe format e tjera të përkujdesjes ndaj kategorive të veçanta në institucionet arsimore parauniversitare publike” i ndryshuar, Bashkia Elbasan fton të gjithë nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë, përfshirë këtu edhe arsimin profesional, për vitin shkollor 2024-2025, të aplikojnë për bursë në përputhje me kriteret e vendosura në VKM-në nr.666/2019 të ndryshuar dhe kuotat e akorduara nga MAS dhe MEKI.
Dokumentacioni i nevojshëm për përfitim burse do të dorëzohet nga nxënësi apo prindërit pranë shkollës në të cilën nxënësi ndjek studimet, ku do të marrin dhe informacionin e detajuar mbi dokumentacionin e nevojshëm për cdo kriter.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është data 04.10.2024
Suksese!
NJOFTIM – Shtyhet afati i thirrjes për shpreje interesi (Bashkia Elbasan) – Projekti: Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore
NJOFTIM – Shtyhet afati i thirrjes për shpreje interesi (Bashkia Elbasan) – Projekti: Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore.
Afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është data 16.09.2024
Europartners Development, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, në kuadër të projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore”, financuar nga USAID/Albania dhe zbatuar nga UNICEF Albania, kërkon të kontraktojë shoqëri të liçencuara në fushën e studim-projektimi për të hartuar projektin e plotë për:
- Rikonstruksioni i Shkollës Dhaskal Todri;
- Rikonstruksioni i Shkollës Ahmet Dakli;
- Rikonstruksioni i Shkollës Sulë Misri;
- Rikonstruksioni i Shkollës Shushicë;
- Rikonstruksioni i Shkollës Vasil Kamami;
- Rikonstruksioni i Shkollës Anastas Çakalli;
- Rikonstruksioni i Shkollës Abdyl Paralloi.
Të gjithë palët e interesuara mund të informohen në detaje mbi këtë Kërkesë për Shprehje Interesi, afatet e parashikuara si edhe kriteret e pjesëmarrjes e vlerësimit, duke klikuar në linkun më poshtë:
Njoftim për konsultim publik
NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Titulli: Konsultim me publikun “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB Nr. 163 Datë 21.11.2020 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik” dhe VKB Nr.124 Datë 26.09.2022 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik”
Propozuesi: Kryetari i Këshillit Bashkiak
Qëllimi: Ky bashkëbisedim ka për qëllim të përfshijë grupet shoqërore në vendimarrje lidhur me një pikë të rendit të ditës së mbledhjes së ardhshme të Këshillit Bashkiak Elbasan. Këshilli Bashkiak do të organizojë këtë konsultim publik për të marrë mendimin dhe sygjerimet e qytetarëve mbi miratimin e disa vendimeve që kërkojnë konsultim me bashkësinë bazuar në ligjin 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore” Neni 18 dhe Neni 54.
Kalendari:
- Fshati Bujqës, datë 30.05.2024 ora 09:00.
Qëllimi i konsultimit publik | Konsultimi publik synon të marrë mendimet dhe sygjerimet e qytetarëve lidhur me vendimarrjen e Këshillit Bashkiak Elbasan. |
Përshkrimi i çështjes | “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB Nr. 163 Datë 21.11.2020 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik” dhe VKB Nr.124 Datë 26.09.2022 “Për dhënien në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor publik” |
Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve | Kontaktet ku do të dërgohen rekomandimet janë: Livia Guri, e-mail: livia.guri@elbasani.gov.al |
Dokumentacioni në lidhje me çështjen që konsultohet | Bashkangjitur këtij njoftimi gjeni relacionin dhe projektvendimin që do të shqyrtohet në konsultimin publik. |
KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK
LUTFI LALA