Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Njoftime

Njoftim Përmbarues Gjyqësor Privat

Bazuar në ligjin 9780 datë 16.07.2007  “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga ndërtimet e Kundraligjshme”, i ndyshuar dhe në  ligjin 10031, datë 11.12.2008 “ Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat ”,  i ndryshuar , Ju njoftojmë se :

 Bashkia Elbasan kërkon Përmbarues Gjyqësor Privat për lidhjen e kontratave për ekzekutimin e Titujve Ekzekutiv të lëshuara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës të vendimeve për dënimim me gjobë të mbajtuara nga I.M.T, Bashkia Elbasan për objektet e ndërtuara  pa  u paisur me leje nga organet kompetente.  Njoftohen  të gjithë të intresuarit të paraqiten pranë zyrave të IMT,  Bashkia Elbasan (mbrapa pallatit të sportit) brënda datës  11.10.2021 ora 10.00.

Njoftim mbi mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Në datë 29 Shtator 2021, ora 11.00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan online ne programin ZOOM me këtë rend dite:

1. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Gusht 2021.

1/1. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Gusht 2021.

2. Mbi miratimin e nisjes së proçedures për marrjen me qira të një ambjenti (strehëz emergjence) për Forumin e Gruas Elbasan.

3. Marrje me qira ambjent/sallë (rinovim kontrate) për të zhvilluar mbledhje të Administratës së Bashkise.

4. Mbi miratimin e monitorimit të buxhetit për 4-mujorin e dytë të vitit 2021.

5. Transferim fondesh në buxhet.

6. Për miratimin e çmimit të shitjes dru zjarri në fushën e Bashkisë Elbasan.

Të gjithë qytetarët e interesuar mund të kërkojnë akses për të degjuar “live” takimin në programin Zoom dhe gjithashtu nëse kanë për të diskutuar të kontaktojnë me email sekretarin e Këshillit Bashkiak z. Klajdi Gripshi në adresën e email-it klajd_gripshi@yahoo.it