Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 18 Mars 2024

NË ELBASAN MBAHET EDICIONI I 18-TË I FESTIVALIT FOLKLORIK TIPOLOGJIK KOMBËTAR I KËNGËS POPULLORE QYTETARE

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i këngës Popullore Qytetare ka çelur siparin në natën e tij të parë në Elbasan.

 Ky festival organizohet nga Bashkia Elbasan në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, ku kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja si mikpritës i trupave artistike nga mbarë vendi i ka uruar suksese në intepretimin e tyre, në këtë festival që tradicionalisht është mbajtur në qytetin e Elbasanit.

 Festivali i këngës popullore qytetare i cili është një nga festivalet folklorike tipologjike kombëtare zhvillohet në qytetin e Elbasanin në muajin mars, dhe është një tribunë e këngës popullore qytetare, tek e cila ndërthuren harmonishëm elementet tradicional të trashëguar dhe elementet e rinj të orkestracionit, interpretimit, etj, të cilët i japin asaj freskinë dhe dinamizmin e kohëve që po jetojmë.

Për dy ditë rrjesht në edicionin e tij të të 18-të, në këtë festival do të përformojnë 12 trupa artistike nga mbarë trevat me muzikën e tyre qytetare për publikun elbasanas.

Festivali përkon edhe me fillimin e stinës së pranverës, e cila siç dihet, festohet në mënyrë karakteristike në qytetin e Elbasanit.

  Për këtë arsye ky takim i këngës popullore është edhe një element më rëndësi për gjallerimin e jetës kulturore elbasanase.

 Gjithashtu, në takim secili grup do të shpalosë vlerat artistike të zonës që perfaqëson, dhe juria ndan çmimet në grupet më të talentuara.

 Me këtë rast dalin në pah dhe vlerat më të spikatura të interpretuesve dhe ekzekutuesve më të rinj të këngës popullore qytetare Shqipetare.

BASHKË ME MINISTREN ANILA DENAJ VIZITUAM SERËN E FERMERIT MUSA DUSHKU, I CILI ARRIN RENDIMENTE TË LARTA PRODHIMI

Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja bashkë me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, kanë parë nga afër serën e fermerit Musa Dushku, i cili mbarështon perimet e çdo stine.

Gjatë kësaj vizite, ata bashkëbiseduan për kultivimin në serra si forma më intensive e prodhimtarisë në bujqësi, që arrin rendimente të larta prodhimi dhe dalje të hershme në treg duke i bërë produktet bujqësore shqiptare më konkurruese në tregjet vendase dhe ato të eksportit.

  Falë prioritizimit të bashkimit të operatorëve, me minimumin 4 anëtare për fermerët e serave, është rritur përfitimi në vlerën maksimale për çdo fermer, të cilët përfitojnë të parët nga skema nëse vijnë të bashkuar.