Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Mars 2024

Vijon puna në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë loti 1

Në këtë segment ka përfunduar ndërtimi i trupit të rrugës në gjithë gjatësinë dhe po punohet për ndërtimin e nënshtresave rrugore, shtresave asfaltike dhe elementëve të sigurisë rrugore.

Është bërë montimi i trarëve të urës dhe po punohet për mbistrukturën e saj.

Punimet për ndërtimit e këtij aksi avancuan me ritme të shpejta dhe brenda pak javësh ky lot me gjatësi prej afro 5 kilometrash do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve, duke ndikuar kështu në lehtësimin e lëvizjes.

Krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi ky lot shtrihet përgjatë lumit të Shkumbinit. Ky segment rrugor është projektuar me parametrat teknik të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj.

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII. Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.

GLEDIAN LLATJA MIRËPRET AMBASADOREN FRACEZE NË BASHKINË ELBASAN

Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja ka pritur në një vizitë në zyrën e tij, Ambasadoren e Francës në vendin tonë znj. Chatherine Souar.

Ambasadorja është njohur me historinë e qytetit të Elbasanit, duke parë nga afër dy ekspozitat të cilat ndodhen në ambjentet e bashkisë së Elbasanit, ku shpaloset qyteti i Elbasanit në restrospektivë, si edhe është njohur me vendet turistike që rrethohet Elbasani, nëpërmjet fotove të prezantuara nga z. Llatja.

Më pas takimi i tyre ka vijuar në një bashkëbisedim në zyrën e kryebashkiakut Llatja, ku edhe ky i fundit e ka njohur Ambasadoren me historinë, resurset, kulturën dhe arsimin që ofron qyteti i Elbasanit. Mes dy palëve është disktuar ndër të tjera edhe bashkëpunimi mes dy vendeve në turizëm, kulturë e arsim, si edhe traditës së hershme të kulturës franceze në Elbasan.

Në Elbasan që nga viti 1995 Aleanca franceze është një model në mësimdhënien e gjuhës frënge. Ajo e ndjek rrugëtimin e saj me një sërë aktivitetesh bazuar kryesisht në mësimdhënien dhe përphapjen e gjuhës dhe kulturës frënge, si edhe në organizimin e një larmie aktivitetesh që gjallërojnë jetën kulturore të qytetit në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan dhe institucionet arsimore të qarkut.

 Në fund të takimit, kreu i bashkisë z. Llatja i ka dhuruar në shenjë mirënjohjeje ambasadores franceze edhe emblemën e qytetit të Elbasanit.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i bashkisë z. Gledian Llatja priti në zyrën e tij Ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, Dr. Adam Lovassy, ku në këtë takim të parë zyrtar në bashkinë e Elbasanit ata folën mbi fushat potenciale të thellimit të bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe humanitar mes dy vendeve.

GLEDIAN LLATJA/ VAZHDOJMË MBJELLJET NË PARKUN E QYTETIT, KODËR KRASTË  DHE NË ZONAT TURISTIKE      

Ditët e fundit 60 pemë dekorative i janë shtuar parkut ” Rinia” të qytetit.

Vetëm tre muajt e parë të këtij viti në të gjitha vendet publike, pyjet në zonat turistike si edhe ambjentet e kopshteve dhe çerdheve janë shtuar mbjelljet e reja të fidanëve.   

I pranishëm në parkun e qytetit ku u mbollën 60 fidanë të rinj, kreu i bashkisë z. Gledian Llatja pohon se “veçse në qytet kemi shtuar mbjelljen e pemëve në shkolla, kopshte dhe pyjet e dëmtuara nga zjarret, me qëllim shtimin e sipërfaqeve të gjelbra”.

 Në këtë aksion i i cili synon gjelbërimin dhe oksigjenin e qytetit u bashkuan edhe nxënësit e shkollave të cilët shtuan sipërfaqet e gjelbëruara në oborret e shkollave të qytetit dhe jo vetëm.

 ” Brenda këtij muaji vetëm në parkun e qytetit do të mbillen 200 pemë kryesisht panjë,gështenjë, dhe ligustra, pemë dekorative për të shtuar sipërfaqet e gjelbërta. Qëllimi ynë është jo vetëm shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta vetëm në qytet, por edhe në pyje, kemi mbjellë me qindra fidanë ne Krastë, në Gjinarin dhe Funarin turistik”, tha Llatja.

 Sipas tij, vijon edhe projekti “ Muri i Gjelbër” për mbjelljen e pemëve rreth zonës industriale, aksion i cili ka kohë që ka nisur dhe do të vijojë për shumë vite në zonën e ish metalurgjikut.

Në fund, Llatja  ftoi të gjithë qytetarët e Elbasanit që të japin kontributin e tyre për një qytet më të gjelbër dhe me më shumë oksigjen.

AGJENCIA  E SHËRBIMEVE PUBLIKE NË TERREN, PËR MË SHUMË GJELBËRIM

Agjencia e Shërbimeve Publike është çdo ditë në terren për mirëmbajtjen e hapësirave publike në gjithë territorin e bashkisë Elbasan, dhe një infrastrukturë të rehabilituar.

“Gjenerata e gjelbër” konkursi që ju mundëson t’i thoni JO plastikës njëpërdorimëshe

📌Je nën moshën 1️⃣8️⃣ vjeç?

📌Je kreativ dhe i/e apasionuar për të bërë video në rrjetet sociale?

📌Je i/e interesuar për të mbrojtur mjedisin nga plastika njëpërdorimshe?

Nëse po, bëhu pjesë e iniciativës☘️ #GjenerataEGjelbër nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit 🇦🇱 dhe GIZ Albania 🇩🇪 për t’u shpallur FITUES i njërit prej 3 çmimeve.

Afati i dorëzimit të videove: 14 prill 2024

Detajet e sfidës, udhëzimet për videon, mënyrën e ngarkimit të videos për të marrë pjesë në konkurs, i gjen në këtë link👉🏻 https://bit.ly/4a0otwG  

#GjenerataEGjelbër #EcoLiving #ThuajiJOPlastikës #FantastikPaPlastikë

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak

NJOFTIM


Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Elbasan.

Ju njoftojmë se më datë 28.03.2024, ora 13:00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Elbasan e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), në sallën e qendrës rinore me këtë rend dite:

  1. Miratimi i rendit të ditës së Mbledhjes.
  2. Miratimi i proçesverbalit të mbjedhjes të muajit Shkurt (dt.23.02.2024).
  3. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Shkurt 2024.

3/1.Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Shkurt 2024.

  • Për vendosjen në qëndrën rezidenciale Qendra Sociale Balashe të Z. Laibert Njehrena.
  • Për miratimin e listës së kullotave dhe livadheve që mund të jepen në përdorim për kullotje, kositje bari dhe ndërtime të përkohshme (Për sezonin veror 2024).
  • Për miratimin e planit të parandalimit dhe shuarjes së zjarreve në fondin pyjor kombëtar, Bashkia Elbasan.
  • Për dhënien e fondit pyjor në përdorim për vendosje stacionesh, bazamente për panele fotovoltaike/eloike  me qëllim prodhimin e energjisë si dhe për qëllime pushimi, argëtimi etj.
  • Mbi mënyrën e shpërndarjes së fondit financiar të mbrojtjes civile për vitin 2024.
  • Për miratimin e vlerës financiare, të dëmeve shkaktuar nga djegia e banesës së Z. Gjergji Ndriçim Kuqi, banor në fshatin Kuqan, Njësia Administrative Shirgjan dhe dhënien e kompensimit financiar nga ana e Bashkisë Elbasan.
  • Për ndryshimin e Vendimit të Këshillit Bashkiak Elbasan nr.17 datë 23.02.2024 të Këshillit Bashkiak Elbasan.
  • Për një ndryshim në VKB nr.6 datë 26.01.2024 për miratimin e normave dhe kritereve për  disiplinimin e shpenzimeve  për mjete motorike në administrim të ASHPR.
  • Për një shtesë në VKB Nr.128 datë 26.12.2023 “Për miratim dhënie burse për nxënësit e arsimit parauniversitar dhe arsimit profesional për vitin shkollor 2023-2024.”
  • Raport mbi veprimtarinë e Këshillit Bashkiak për vitin 2023 dhe transparencën në proçesin e vendimrrjes.

Vo.Komisionet do të mblidhen ditën e hënë më datë 25.03.2024 ora 13:00 në ambjentet e  Bashkisë Elbasan.

KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK ELBASAN

Lutfi LALA

SA MË SHUMË VËMËNDJE PERSONAVE ME SINDROMËN DAWN DHE JO VETËM

21 Mars, njihet botërisht si dita e Sindromës Dawn, ndaj edhe në Elbasan, nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë z. Gledian Llatja, janë organizuar një sërë aktivitetesh me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë që edhe këta persona të luajnë një rol jetësor në jetën tonë dhe në komunitet.

Aktiviteti i organizuar në qytet, u mundësua nga bashkia Elbasan, qendra “ Balashe”, qendra “ Future for you”, si edhe shumë organizata jofitmprurëse që ushtrojnë aktivitet në Elbasan.

I pranishëm mes fëmijësh me Sindromën Dawn, si edhe të atyre me aftësi ndryshe, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, ka bërë edhe një apel për të gjithë shoqërinë, i cili është sa më shumë sensibilizim.

“ Fëmijët me Sindromën Dawn janë forca e çdo familje për të ecur përpara, ashtu siç janë forca jonë në shoqëri, për të ecur dhe për të shkuar më tej me punët dhe reformat në të gjithë sistemin tonë arsimor, parashkollor në çerdhe dhe në kopshte. Por, edhe me një bashkëpunim më të mirë me shoqërinë civile, me të gjithë organizatat të cilat kanë në fokus si fëmijët me Sindromën Daën ashtu edhe fëmijët me aftësi të kufizuara”.

Duke u ndalur tek prioriteti që insititucioni që ai drejton i ka dhënë këtyre personave, z. Llatja e vuri theksoi ndër të tjera se “ ne kemi bërë një punë të mirë gjatë kësaj kohe, kemi pasur fanarë shumë të mirë në qytetin e Elbasanit të cilat kanë qenë organizatat jofitimprurëse, kanë qenë prindërit, dhe patjetër duke pasur shembuj të mirë edhe ne si institicione lokale kemi bërë maksimumin që t’i vijmë në ndihmë”.

Aktualisht në kopshtet,çerdhet e Elbasanit ka më shumë mësues ndihmës të cilët i vijnë në ndihmë fëmijëve me Sindromën Dawn por edhe atyre me aftësi ndryshe.

 Jo vetëm qendra “Balashe”, jo vetë “Future for You”, por edhe një sërë organizatash në Elbasan, sot janë më aktive.

“ Sot ne kemi bashkëpunim shumë herë më të mirë dhe patjetër që ecim bashkë në një rrugë të sigurtë. Apeli që ne duam t’i bëjmë të gjithë shoqërisë është sensibilizimi, të sensibilizohen, sepse fëmijët me Sindromën Dawn por edhe fëmijët me aftësi ndryshe është forca, ata duan një vemendje më të madhe nga ne, kanë të njejtat të drejta si çdo fëmijë tjetër.

 Duhet ne t’i mbështesim ato më fort në mënyrë që të arrijmë rezultate më konkrete”, tha z. Llatja. 

 Lindita Senia, drejtore e qendrës “ Future for you”, e vetmja në Elbasan

që ka në fokus këtë sindromë dhe prej 11 vitesh trajton fëmijë me Sindromën Dawn, u shpreh se “ në aktivitetet tona, këtë vit është zgjedhur si temë ” t’i japim fund steriotipeve”, pasi dihet që kemi nevojë që komuniteti të ndërgjegjësohet rreth Sindromës Daën.

 Dhe ne jemi pikërisht këtu sot bashkë me kryetarin, bashkë me fëmijët e qendrës “Future for You”, me qëllim që ne, të gjithë prindërit që kanë një bebe me Sindromën Dawn të ndjehen të qetë dhe plot me shpresë që edhe fëmijët e tyre do t’ia dalin”.

Është zgjedhur pikërisht data 21 mars, dita e 21-të e muajit të tretë për të nënkuptuar unikalitetin e trisomisë të kromozomit 21 që shkakton Sindromën Dawn.