Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Nëntor 2023

Këshilli Rinor, mirëpret ekipin e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, të ndodhur në vendin tonë për një vizitë studimore

Këshilli Vendor Rinor i Elbasanit pati kënaqësinë të mirëpresë sot në një takim pune një ekip të rinjsh nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga anëtarë të KVR-ve, Agjencisë për Rininë dhe Sportin si dhe punonjës për rininë në bashki të ndryshme të këtij vendi, të cilët po kryejnë një vizitë studimore në Shqipëri.

Në takim, të rinjtë e të dy vendeve patën mundësi të shkëmbejnë përvojat dhe sfidat reciproke për ngritjen, fuqizimin dhe funksionimin e KVR-ve dhe ato të zbatimit të politikave rinore në vendet përkatëse.

Vizita u krye në kuadër të shkëmbimeve rinore të lehtësuara nga Ministria e Shtetit Për Rininë dhe Fëmijët në Shqipëri, si dhe zyrat e UNDP e UNFPA në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të projektit “Të rinjtë për përfshirje, barazi dhe besim” i financuar nga Fondi i OKB-së për Paqen.

#UN4Uth

#Ministria e Rinise dhe Femijeve

#Bashkia Elbasan

#United Nations Albania

#UNDP Albania

#UNFPA Albania

#UNDP North Macedonia

#UNFPA North Macedonia

Do të mbështesim fermerët, duke bashkëpunuar për një zhvillim të madh në bujqësi dhe blektori

Në vazhdën e takimeve për të diskutuar rreth buxhetit për vitin 2024, kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka zhvilluar një takim me fermerët e Ebasanit, për të parashikuar në vitin 2024 ato investime të cilat janë të domosdoshme, por edhe që mbështesin fermerët.

Ndërsa ka përmedur një sërë investimesh që janë kryer kryesisht në bujqësi gjatë këtyre viteve të fundit, mes tyre edhe unaza bujqësore, kryetari i bashkisë edhe një herë e vuri theksin tek rritja e bashkëpunimit mes fermerëve me qëllim që në të ardhmen të vijojë të ketë një zhvillim të madh si në blektori ashtu edhe në bujqësi.

“Kanalet kulluese, kanalet vaditëse, unaza bujqësore, janë një sërë punësh të mira që ne i kemi bërë bashkë. Për të vazhduar më pas me krijimin që bëmë vjet atë të Grupit Vendor të Krijimit Bujqësor i cili është organizimi i parë në formën e një organizimi federativ, për të bërë politikat bujqësore për bashkinë e Elbasanit”.

Z Llatja vuri në dukje edhe krijimin e agjensisë e cila mbështet bujqësinë, veterinarinë dhe mjedisin.

“Pas dëgjesave publike që bëmë vjet me të gjithë fermerët e Elbasanit dhe me të gjithë Njësitë Administrative, ishim të gjithë të idesë që të krijonim një agjensi që të ishte edhe ajo një mbështetje specifike për bujqësinë, veterinarinë dhe mjedisin.

Ne sot kemi një agjensi të re e cila është fokusuar vetëm tek cështjet e mjedisit, bujqësisë dhe veterinarisë. Unë e kam pasur fokus kryesor bujqësinë, dhe shifrat kanë treguar që kemi qenë efikas, kemi qenë efikas në pastrimin e kanaleve, kjo na ka sjellë një rritje të prodhimit, kemi qenë efikas përsa i përket mbështetjes së fermerëve dhe për garancinë për punimin e tokës së atyre që e kishin mbjellë me pemtari që tashmë është përkthyer në një ligj të posacëm”.

Duke i ofruar sërisht mbështetje fermrëve nëpërmjet politikave fiskale  kryebashkiaku Llatja shtoi ndër të tjera se “ kemi qenë në mbështetje të unazës bujqësore e cila na është përkthyer në rritje të sipërfaqes që kemi sot me sera në fushën e Elbasanit.

Ne jemi përpjekur të bëjmë maksimumin dhe për t’i qëndruar pranë fermerëve. Ne këtë vit po bëjmë politika fiskale shumë të mira, po mbështesim atë që kemi potencialin më kryesor. Në Gjinar dhe Funar të cilat i kemi potenciale kryesore, ne duam t’i mbështesim të rinjtë të cilët duan të hapin një biznes, me mbështetje të drejtëpërdrejtë financiare”.

Të mirëmbajmë burimet natyrore të qytetit tonë

Nëse duhet të ndryshosh sjelljen, për një mjedis të pastër, një ambjent sa më të gjelbër, dhe një shoqëri të mire, zanafilla është tek fëmijët.
Kjo është arsyeja që njohuritë për mbrojtjen e mjedisit, nisin që në shkollat e arsimit fillor.
Janë fëmijët ato të cilët nëpërmjet demostrimit të ambjenteve sa më të pastra në klasë, jashtë saj, si edhe në qytet, përcjellin një edukim mjedisor.
Nën moton “mjedisi na përket të gjithëve”, fëmijët mësohen se burimet natyrore duhen vlerësuar në ambjentin ku ata jetojnë.

Ky sensibilizim i fëmijëve shërben sot për një shpresë për të ardhmen.

Shkëmbyem ide për të ardhmen e qytetit me fëmijët, në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të tyre

20 nëntori, “ Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”, është festuar në të gjithë shkollat e qytetit të Elbasanit.

Në këtë kuadër kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka pritur në zyrën e tij fëmijët e klasës së 4 – të shkollës “ Luigj Gurakuqi”, ku edhe ka shkëmbyer me to plot ide për të rdhmen e qytetit,  si edhe ka marrë energjitë pozitive që vetëm fëmijët dijnë t’a dhurojnë më shumë se kushdo.

Kjo ditë ka si qëllim të jetë ditë aktivitetesh me qëllim promovimin dhe objektivat e Kartës për të Drejtat e Fëmijëve për një mirëqenie sa më të mirë të tyre në të gjithë botën.

Muralet tek unaza e qytetit, një formë alternative e rinovimit urban

Muralet shumëngjyrëshe në bllokun e pallateve tashmë të transformuar përgjatë unazës jugore të Elbasanit, konsiderohen si një formë alternative e rinovimit urban.

Si një formë e artit pamor muralet mund të transformojnë hapësirat publike në qytet, duke i dhënë një ndjenjë vendit në zonat urbane, ndryshuar kështu edhe mjedisin e ndërtesës.

Llatja/ Nga viti në vit kemi rritur buxhetin për sportin

Procesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje, ku janë vetë qytetarët ata që paraqesin problemet dhe prioritetet e tyre, tashmë e ka shtrirë këtë model edhe në fushën e sportit.

 Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja, ka zhvilluar një takim me sportistë, trajnerë dhe stafin e klubit të sportit, me qëllim për të përcaktuar prioritet dhe investimet e realizuara gjatë këtij viti.

 Takimi është kryer në ambjentet e pallatit të sportit “Tomorr Sinani” ku Drejtori i Sporteve Artin Kovaci ka bërë një falenderim për kryetarin e bashkisë, që sipas tij falenderime të cilat konsistojnë në një sërë kontributesh dhe investimesh që janë kryer gjatë kësaj kohen ë klubin e sportit, kryesisht në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” të cilat kanë ndikuar edhe në rezultatet sportive. 

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, e vuri theksin tek vëmëndja e vecanatë që i ka dhënë Klubit të Sportit të Elbasanit duke filluar pesë vite më parë e nga viti në vit.

Kryebashkiaku hodhi idenë edhe të ngritjes së një strukture sportive.

“Të bëhemi struktura e parë e mirëfilltë në shqipëri me një kompleks akomodues perfekt, në mënyrë që edhe këto problemet e vogla që kemi tek sportet e tjera për pjesën e hotelerisë të mikpritjes apo të aktiviteteve tona të kemi një strukturë. Të kemi një sallë force, edhe hotel, sallë konferencash, klasa për mësimin. Me këto që kemi bërë deri tani kemi treguar se kemi një vullnet të madh për të vendosur bazat e shëndetshme për ngritjen e sporteve në Elbasan” tha kryetari i bashkisë.

Në vijim Z. Llatja renditi edhe problemet dhe vështirësitë e Klubit të Sportit para pesë vitesh, dhe arritjet që janë bërë nga viti në vit, nga krijimi i terreneve sportive, deri tek palestrat në shumë shkolla të qytetit.

“Sa herë që takohemi dalim me punë të bëra, me rezultate sportive, me kampion të rinj, dhe me një sërë angazhimesh që ne marrim përsipër. Kur e kemi bërë për herë të parë buxhetimin me pjesëmarrje para pesë vitesh, cështjet financiare ishte problemi kryesor, më pas terrenet sportive, Pallati i Sportit, një sërë investimesh që kërkoheshin në palestra.

Gjatë këtyre viteve, kemi bërë shumë, shkolla “Jorgji Dilo” me palestër të re, “Bardhyl Popa” me palestër të rë, “Pedagogjikja” me dy palestra të reja dhe me terrene sportive të reja, “Onufri”, me palestër, shkolla  “Kostandin Kristoforidhi” për shkak të probemeve që kishte, sot po bëhet me palestër fantastike, terreni sportiv në Gjinar në Fushë Kuqe po trajtohet tërësisht,

Ne sot kemi një strukturë shumë herë më funksionale sec e kishim para disa vitesh, dhe kjo është bërë falë bashkëbisedimit tonë, takimeve që kemi bërë me njëri tjetrin”.

Një tjetër projekt që bashkia ka për sportin është edhe për ekipin e peshëngritjes,

“Kemi një projekt të madh, për të sistemuar ekipin e peshëngritjes, po punojmë për këtë projekt tek Sporti i Vjetër. Ne do të vazhdojmë me investimet, sepse Elbasani e do sportin. Jam koshient se kemi probleme në infrastrukturë, por do të vazhdojmë të investojmë edhe me sportin, sepse ka nevojë për mbështetje, Prandaj e kemi rritur vit pas viti buxhetin për sportet në Elbasan.

 Edhe këtë vit kërkesat janë më të larta, kemi gati një rritje më shumë se sa 20 përqind nga buxheti i vitit 2023, do të vazhdojmë ta rrisim buxhetin, do vazhdojmë të kemi një mbështejtje të vazhdueshme për sportin, për të gjitha ekipet”, përfundoi kryetari i bashkisë Gledian Llatja.  

DREJT FUNDIT PUNIMET NË POLIKLINIKËN E SPECIALITETEVE

Janë drejt përfundimit punimet në Poliklinikën e Specialiteteve , një investim që do të sigurojë një standard të ri në kujdesin ambulator dhe një akses më të shpejtë në marrjen e shërbimit për qytetarët

Ky investim është i shumëpritur nga banorët e Elbasaniit, ku falë kësaj ndërhyrje do të ofrohet jo vetëm një shërbim më i mirë për qytetarët, por dhe kushte të denja pune për mjekët.