Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Mars 2024

Të rinjtë kordinojnë qarkullimin rrugor në Elbasan!

“Këshilli Rinor i Elbasanit” në bashkëpunim me Policinë Rrugore organizuan një aksion sensibilizues për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Qëllimi i këtij aksioni ndërgjegjësues ka për qëllim kujdesin dhe kordinimin nga të gjithë aktorët institucional e public, nga shoqëria civile dhe komunitetet, me qëllim që të ndihmojë në edukimin, ndërgjegjësimin dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

 Ndaj edhe të rinjtë duhet të jenë një shembull i mirë për respektimin e rregullave të qarkullimit, pasi rrit edhe shkallën e e zhvillimit të vendit tonë.

Bashkia Elbasan shpall thirrjen për aplikime për përfitimin e bursave nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare, pjesë e komunitetit Rom dhe Egjyptian.

Bashkia Elbasan në bashkëpunim me Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërine, me financimin e Bashkimit Evropian është duke implementuar projektin “Integration of ethnic groups through education and employment, në Bashkinë Elbasan. Nëpërmjet këtij projekti synohet të rritet përfshirja në shkollë, jo vetëm sasiore por edhe cilësore e fëmijëve romë dhe egjiptianë në arsimin e detyruar. Për sa më sipër, Bashkia Elbasan shpall thirrjen për aplikime për përfitimin e bursave nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare, pjesë e komunitetit Rom dhe Egjyptian.

Kriteret për përfitimin e bursave janë si më poshtë: I. Kriteret Akademike Të jetë frekuentues i shkollave 9-vjeçare: “Qemal Haxhihasani”, “Hamit Mullisi” dhe “Fadil Gurmani”. II. Kriteret sociale Të jetë pjesë e komunitetit Rom/Egjyptian Ti përkasin kategorisë së shtreses në nevojë: ndihme ekonomike (prind i një fëmije që trajtohet nga PAK; statusin jetim; fëmijë të personave që gëzojnë statusin e invalidit; nxënës me një prind gjallë; Dokumentacioni për aplikimin:

1. Fotokopje e Kartës së Identitetit (prind & femijë)/Çertifikatë;

2. Vërtetim shkolle mbi frekuentimin e vitit të mëparshëm 2023-2024;

3. Çertifikatë familjare;

4. Vërtetim i ndihmës ekonomike;

5. Vërtetim i të ardhurave nga PAK;

6. Dëftesa (Arritjet akademike)/vërtetim notash;

Afati për aplikim është deri në datën 28/03/2024.

Dokumentacioni duhet të dorezohet dorazi ose me postë në adresen e mëposhtme: Bashkia Elbasan, rruga: “Qemal Stafa”, Elbasan, tek Drejtoria Arsimit, Bashkia Elbasan Për çdo informacion lidhur me aplikimin dhe dokumentacionin e nevojshëm mund të kontaktoni me znj. Evis Stafa, ose me, nr.cel 0695286590, Person kontakti Znj. Evis Stafa.

NË ELBASAN MBAHET EDICIONI I 18-TË I FESTIVALIT FOLKLORIK TIPOLOGJIK KOMBËTAR I KËNGËS POPULLORE QYTETARE

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i këngës Popullore Qytetare ka çelur siparin në natën e tij të parë në Elbasan.

 Ky festival organizohet nga Bashkia Elbasan në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, ku kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja si mikpritës i trupave artistike nga mbarë vendi i ka uruar suksese në intepretimin e tyre, në këtë festival që tradicionalisht është mbajtur në qytetin e Elbasanit.

 Festivali i këngës popullore qytetare i cili është një nga festivalet folklorike tipologjike kombëtare zhvillohet në qytetin e Elbasanin në muajin mars, dhe është një tribunë e këngës popullore qytetare, tek e cila ndërthuren harmonishëm elementet tradicional të trashëguar dhe elementet e rinj të orkestracionit, interpretimit, etj, të cilët i japin asaj freskinë dhe dinamizmin e kohëve që po jetojmë.

Për dy ditë rrjesht në edicionin e tij të të 18-të, në këtë festival do të përformojnë 12 trupa artistike nga mbarë trevat me muzikën e tyre qytetare për publikun elbasanas.

Festivali përkon edhe me fillimin e stinës së pranverës, e cila siç dihet, festohet në mënyrë karakteristike në qytetin e Elbasanit.

  Për këtë arsye ky takim i këngës popullore është edhe një element më rëndësi për gjallerimin e jetës kulturore elbasanase.

 Gjithashtu, në takim secili grup do të shpalosë vlerat artistike të zonës që perfaqëson, dhe juria ndan çmimet në grupet më të talentuara.

 Me këtë rast dalin në pah dhe vlerat më të spikatura të interpretuesve dhe ekzekutuesve më të rinj të këngës popullore qytetare Shqipetare.

BASHKË ME MINISTREN ANILA DENAJ VIZITUAM SERËN E FERMERIT MUSA DUSHKU, I CILI ARRIN RENDIMENTE TË LARTA PRODHIMI

Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja bashkë me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, kanë parë nga afër serën e fermerit Musa Dushku, i cili mbarështon perimet e çdo stine.

Gjatë kësaj vizite, ata bashkëbiseduan për kultivimin në serra si forma më intensive e prodhimtarisë në bujqësi, që arrin rendimente të larta prodhimi dhe dalje të hershme në treg duke i bërë produktet bujqësore shqiptare më konkurruese në tregjet vendase dhe ato të eksportit.

  Falë prioritizimit të bashkimit të operatorëve, me minimumin 4 anëtare për fermerët e serave, është rritur përfitimi në vlerën maksimale për çdo fermer, të cilët përfitojnë të parët nga skema nëse vijnë të bashkuar.