Author: Bashkia Elbasan
Shtyhet afati i aplikimeve për tu bërë pjesë e iniciativës së gjelbër rinore!
Shtyhet afati i aplikimeve për tu bërë pjesë e iniciativës së gjelbër rinore!
Deri më 31 Dhjetor 2025 mund të jesh ti një nga të përzgjedhurit për tu trajnuar dhe angazhuar si ambasador i rinsë në iniciativën e gjelbër së Bashkisë Elbasan.

Ftesë: Bëhu Ambasador i Energjisë për një Elbasan më të gjelbër.
Ftesë: Bëhu Ambasador i Energjisë për një Elbasan më të gjelbër.

A doni të ndihmoni në formësimin e së ardhmes së Elbasanit? Bashkohuni me një lëvizje rinore për një qytet më të gjelbër!
Bashkia e Elbasanit fton të rinjtë e motivuar të aplikojnë për pjesëmarrje në një iniciativë unike trajnimi dhe angazhimi në komunitet “Trajnim për modelin e vlerësimit të standardizuar të performancës” në kuadër të projektit “GreenElb: Energji e Gjelbër dhe e Qëndrueshme në Ndërtesat e Elbasanit”.
GreenElb është një iniciativë inovative e projektuar për të përshpejtuar tranzicionin e Elbasanit drejt neutralitetit klimatik duke përmirësuar performancën energjetike në ndërtesat e banimit. Projekti është pionier i modeleve të reja për efikasitetin energjetik, angazhimin e komunitetit dhe ndryshimin e sjelljes të përshtatura sipas kontekstit lokal.
GreenElb zbatohet nga Bashkia e Elbasanit, në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Kërkimeve Urbane (URI), me mbështetjen e BE/EIT Climate-KIC në kuadër të Programit NetZeroCities Pilot Cities, si pjesë e Programit Horizon 2020 për Kërkim dhe Inovacion.
Duke u anëtarësuar, do të ndërtoni aftësi dixhitale, do të fitoni përvojë të vërtetë në qëndrueshmëri dhe do të fitoni një certifikatë që njeh kontributin tuaj në një iniciativë të madhe bashkiake.
Së bashku, mund të shkruajmë kapitullin tjetër:
Një Elbasan më i gjelbër. Një komunitet më i fortë. Një e ardhme për të cilën të gjithë mund të jemi krenarë.

Stacioni Antik “Ad Quintum”
Stacioni Antik “Ad Quintum”, dëshmi shekullore e Rrugës Egnatia në Bradashesh
Qyteti i Elbasanit që me ngritjen e tij si një pikë e fortë ushtarake u pajis edhe me hamame, njëra prej të cilave është Stacioni “Ad Quintum”, ndërtutuar që në shekullin e dytë të erës sonë përgjatë rrugës Egnatia pikërisht në fshatin Bradashesh.
Stacioni “ Ad Quintum” ose ( stacioni i pestë ) njihet si stacioni i rrugës Egnatia , ndodhet në fshatin Bradashesh, është monument kulture në varësi të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Tiranë, si dhe për studimin e saj nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.
Kjo banjë e njohur ndryshe si hamam është ndërtuar përgjatë rrugës Egnatia për ti shërbyer qytetarëve edhe si mutatio, stacion pushimi.
Ka një planimetri drejtkëndëshe me sipërfaqe 130m2 me këto mjedise: dhoma e zhveshjes, mjedisi i ngrohtë, mjedisi i nxehtë, dhe ai me ujë të ftohtë. Në brendësi ishte dhoma e zhveshjes që shërbente për lidhjen e mjediseve. Muret e Hamamit, janë ndërtuar me muraturë të përzier. Furnizmi me ujë bëhesh me anë të kanaleve nga një depozitë mbi murin e nimfeut dhe largoheshin me një sistem tjetër kanalizimi.
Ngrohja e ujit dhe mjediseve kryhej me anë të furrës dhe një sistemi hipokaust, që do të thotë gazrat e nxehtë të krijuara nga djegia e druve qarkullonin së pari nën dysheme dhe në muret e mjedisit të nxehtë si dhe në paretet e mureve.
Banjat e këtij stacioni kanë një zgjidhje racionale planimetrike dhe estetike. Ky hamam është ndërtuar në fundin e shekullit të II – të të erës sonë. Në këtë banjë kishte personel që shërbente për masazh, për pastrimin e të pafuqishmëve, për mirëmbajtjen, për zjarrin e pastërtinë. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX – të gjatë kohës së rregjimit komunist këto banja u mbyllën, dhe në vitet e fundit të shekullit të XX – të, ato që i kanë qëndruar kohës ruhen si objekte historike e monumente kulture. Rreth këtyre banjave pikërisht në fshatin Bradashesh janë ndërtuar shumë shtëpi, duke krijuar lagjen që mori emrin “ Stacioni i Rrugës Egnatia”.
Tashmë këto banja thuajse kanë dalë jashtë funkisonimit dhe kanë mbetur veç muret dhe gurët e fortë që rrethoheshin banjat.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore realizoi restaurimin e Stacionit Antik Ad Quintum, një monument i rrallë përgjatë rrugës Egnatia, duke hedhur një hap të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
LAJMËRIM
Njoftohen të gjithë poseduesit e mjeteve të transportit nën 3.5 ton për arsye biznesi, ndalohet hyrja në qytetin e Elbasanit pa pajisjen me
“Leje Qyteti”.
Leja merret pranë Bashkisë Elbasan, Drejtoria e Transportit.
Për çdo informacion shtesë, lutemi kontaktoni shërbimin përkatës në bashki.
Kalaja e Menglit: Fortifikim bizantin mbi luginën e Shkumbinit
Kalaja e Menglit ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, rreth 10 kilometra në lindje të qytetit të Elbasanit, përgjatë rrugës nacionale që lidh Elbasanin me Librazhdin. E ngritur mbi një kodër dominuese që zotëron peizazhin përreth, kjo kala përfaqëson një nga fortifikimet karakteristike të periudhës së perandorit bizantin Justinian I (527–565).
Pozicioni strategjik i saj nuk ishte i rastësishëm. Nga kjo lartësi kontrolloheshin të gjitha lëvizjet përgjatë rrugës së lashtë Egnatia, një nga arteriet më të rëndësishme tregtare dhe ushtarake të kohës, që përshkonte territorin e Shqipërisë së sotme në drejtim të Lindjes.
Kalaja shërbente si pikë vrojtimi dhe mbrojtjeje, duke garantuar sigurinë e udhëtarëve dhe lidhjen ndërmjet qendrave të tjera fortifikuese të zonës.
Struktura ndjek tiparet arkitektonike të ndërtimit justinian, me mure guri të lidhura me llaç gëlqeror dhe me shfrytëzimin e terrenit natyral për mbrojtje. Pozicioni i saj i ngritur e bënte të vështirë pushtimin dhe i siguronte një pamje të plotë mbi luginën e Shkumbinit.
Edhe pse sot kanë mbetur vetëm gjurmë të mureve rrethuese dhe themeleve, Kalaja e Menglit mbetet një dëshmi e vyer e historisë së hershme të zonës së Elbasanit. Ajo ruan vlera të rëndësishme historike, arkeologjike dhe kulturore, duke dëshmuar për rolin strategjik që kjo trevë ka pasur në mbrojtjen dhe zhvillimin e rrugës Egnatia gjatë antikitetit të vonë.
