Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Muaj: Prill 2024

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë subjektet taksapagues qe ushtrojne aktivitet ekonomik ose zoterojne nje apo me shume prona (te kategorise njesi sherbimi, tregtimi, etj) në territorin e Bashkise Elbasan se ne zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 116 date 30.11.2023 jane gjeneruar taksat dhe tarifat vendore per vitin 2024. Afati i pagesës së taksave dhe tarifave vendore për vitin 2024 është data 31 Korrik 2024.

Pagesa e detyrimit tatimor mund te kryhet prane Postes Shqiptare, bankave te nivelit te dyte ose Unionit Financiar. Per mospagese ne afatin e caktuar aplikohet kamatvonese ne masën 1.8% çdo muaj, por jo me shume se 12 muaj.

Per pagesat qe kryhen pas dates 31 korrik 2024 nis aplikimi i masave shtrenguese te parashikuara ne ligjin nr. 9920 date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne Republikën e Shqiperise” i ndryshuar.

Për çdo paqartësi dhe informacion si dhe per te terhequr faturen e detyrimit tatimor, ju lutem paraqituni prane sportelit te sherbimit te D.T.T.V.-se ne kat te pare tek Bashkia e Re.

KONCERTI “ERDHI PRANVERA”, SHUMË ÇMIME PËR TALENTËT E RINJ

“Erdhi Pranvera” një aktivitet plot ngjyra, me protagonist nxënësit e 20 shkollave të qytetit, organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Elbasan.

Në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja i cili ka përgëzuar organizatorët por edhe vetë nxenësit për artin e bukur që përcjellin.

“Erdhi Pranvera” është një festë e vërtetë e talentit të të rinjve, ku nxënësit u vlerësuan për krijimtari letrare, art vizual, performanca sportive, dhe pjesëmarrjen në paradën e Ditës së Verë.

AKSION BASHKË ME STAFIN E QENDRËS BALASHE PËR RUAJTJEN E NJË MJEDISI TË PASTËR

Nisëm aksionin tonë të pastrimit me stafin e Qendrës Sociale Balashe, duke filluar nga lagja “Beqir Dardha”, në Rajonin 1.

Nëse të gjithë kujdesemi për ambjentin që na rrethon gjithmonë do të jemi më të pastër dhe me më shumë gjelbërim.

Ky është një angazhim maksimal për shërbim të komunitetit dhe ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjediseve të përbashkëta të pastër.

Aksioni i cili do të vijojë, përcjell edhe mesazhin për vetëdijësimin e mbarë komunitetit, me qëllim për të mos hedhur mbeturina rrugëve të qytetit, pasi pasojat mund të ndikojnë në ndotjen e ambjentit por edhe përhapjen e epidemive të ndryshme.

Njoftim : “Rivitalizim dhe Rikonstruksion i “Tregut Fruta Perime”

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 32 datë 28.013.2024, i cili ka miratuar fillimin e proçedurave të shpronësimit për pasuritë që preken nga realizimi i projektit me interes publik, “Mbi miratimin në parim të fillimit të proçedurës për shpronësimin e pasurive pronë private për realizimin e projektit, me interes publik  “Rivitalizim dhe Rikonstruksion i “Tregut Fruta Perime”, në lagjen “Kongresi Elbasanit” në  Z.K 8521”, nga Bashkia Elbasan dhe burimin e financimit të këtij shpronësimi”””, mbështetur në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndyshuar, ligjin nr. 8561 datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar, kërkohet që brënda datës 30.04.2024, pronari/ët e pasurive ose të tretë të cilëve i’u preket pasuria, të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Pronave Publike, fotokopje të noterizuar të dokumenteve të pronësisë lëshuar nga ASHK Elbasan si dhe fotokopje karte identiteti

Elbasani feston rikthimin triumfues në Superiore pas një dekade!

Pas një fitoreje vendimtare 1-0 kundër Apolonisë në “Elbasan Arena” sot, AF Elbasani siguroi ngjitjen e shumëpritur në elitën e futbollit shqiptar, vend që nuk e kishte zënë prej nëntë vjetësh.

Ky sukses historik është fryt i një vendimi guximtar të Bashkisë së Elbasanit, e cila tre vite më parë vendosi të krijojë skuadrën AF Elbasan.

Në këto vite, skuadra ka shënuar një rritje të vazhdueshme, duke kaluar nga një kategori në tjetrën dhe tërhequr vëmendjen me arritjet e saj të jashtëzakonshme.

Sot, verdheblutë synojnë të ngjiten në Superiore si kampionë, duke u pozicionuar dy pikë mbi ndjekësin e tyre të afërt, Bylisin, me katër javë para përfundimit të sezonit.

Nën moton “Për Sportin, Për Qytetin, Për Elbasanin,” Bashkia e Elbasanit ka rikthyer futbollin në nivelet që ky qytet meriton dhe i ka dhënë tifozëve arsye për të festuar.

 Kjo është një fitore jo vetëm për ekipin, por për të gjithë komunitetin, që tani shikon përpara me krenari dhe entuziazëm ndaj sfidave që sjell e ardhmja.

LLATJA/ MË SHUMË SIPËRFAQE TË GJELBËRTA DHE MBËSHTETJE BIZNESIT NË PRAG TË SEZONIT NË LLIXHAT KURATIVE

Llixhat e Elbasanit të cilat bartin vlerën e turizmit dhe atë kurative, tashmë janë në prag të sezonit turistik dhe kurativ.

Edhe pse gjatë të gjithë vitit Llixhat e Elbasanit janë të vizitueshme nga pacientë jo vetëm nga shqipëria por edhe Kosova e Maqedonia, bashkia e Elbasanit prej vitesh i ka dhënë një rëndësi të vecantë investimeve në këtë zonë.

Vetëm ditën e sotme, vetë kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja bashkë me kryepleq të fshatrave të njësisë administrative Tregan kanë mbjellë 50 fidanë të rinj, me qëllim shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta në mënyrë sistematike në këtë zonë.

Duke pasur si motiv kryesor kujdesin ndaj hapësirave publike si edhe mbështetjen e bizneseve për një infrastrukturë më të mirë në këtë zonë, kreu i bashkisë z. Llatja pohon se “po bëhemi gati për të filluar sezonin turistik në Llixhat e Elbasanit, në ujërat termalë, ku turizmi kurativ ka pasur një rritje vitet e fundit, ndaj edhe parashikojmë që edhe këtë vit të kemi një numur të madh turistësh në këtë zone”.

Nuk bëhet fjalë vetëm për shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta në Llixhan kurative, por edhe për mirëmbajtjen e hapësirave publike, si edhe mbështetjen e bizneseve për problematikat e vogla që ato mund të kenë në infrastrukturë.

“Ky vit parashikohet të jetë i mirë, presim një numur të lartë turistësh, gjithashtu kemi pasur investime të shtuara gjatë kësaj përiudhe, por ajo që është më kryesorja, të ofrojmë një sezon turistik sa më të mirë për të gjithë turistët.

Në bashkëpunim edhe me shërbimet e tjera ashtu siç janë edhe me drejtoritë rajonale, ajo e Shëndetit Publik, janë marrë të gjitha masat që të kemi një shërbim të shtuar jo vetëm të qendrës shëndetësore, por edhe të shërbimeve të tjera në këtë zone, shton Llatja.

Ndaj ditën e sotme bashkë me stafin e njësisë administrative dhe me disa kryepleq të fshtatrave të Treganit janë mbjellë 50 pemë të reja në zonën e Treganit.

Ky është një aksion i cili vazhdon ditë pas dite, nuk ka qenë as i pari nuk është as i fundit, shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta vazhdon me mbjellje në qytet por edhe në të gjitha zonat tona rurale.

Ndërtuar mes kodrave dushkore e pishave të buta, me rrugë automobilistike, me një liqen të madh artificial pas kodrës së Treganit, Llixhat njihen si zona kurative e shumë sëmundjeve, reumatizmale, artroza, sëmundje të sistemit nervor, gjinekologjik, enëve të gjakut, aparatit tretës, etj.

Që nga koha kur të parët njohën vlerat kurative të këtij uji që del i nxehtë nga malet, nevoja për të ka ardhur deri në ditët tona ku për fat, sasitë e ujit nuk kanë shteruar kurrë. “Mosha” e ujërave termale llogaritet në rreth 5 shekuj, por vetëm në shekullin e XX-të mund të thuhet se shfrytëzimi kurativ i zonës nisi të hyjë në rrugën e shkencës mjekësore.

 Njihen vitet 1910- 1915 kur specialistët austriakë, të cilët erdhën pas ushtrive pushtuese të vendit, themeluan këtë qendër kurative dhe turistike.

Poliklinika e specialiteteve do të mbaj emrin e ikonës së mjekësisë Lefter Guxho        

 Poliklinika e Specialiteteve në Elbasan me vendim të Këshillit Bashkiak do të mbaj emrin e ikonës së mjekësisë së Elbasanit, doktorit Lefter Guxho.

 Në inagurimin e pllakatës në fasadën kryesore të godinës kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja bashkë me drejtorin e Qendrës Spitalore ” Xhaferr Kongoli”, kanë vlerësuar profesionin e mjekëve të Elbasanit.

 ” Sot në fakt është një ditë e shënuar për poliklinikën qendrore të Elbasanit pasi po e rihapim me një emër të doktorit tonë të dashur të qytetit të Elbasanit i cili ka dhënë shumë për qytetin. Doktor Guxho ka qenë i nderuar, ka qenë një nga mjekët e mirë tonët”.

 Këshilli Bashkiak para disa kohësh i ka vendosur emrin disa pavioneve por edhe poliklinikës qendrore të qytetit.

 U desh rikonstruksioni i plotë i godinës që të vendosej edhe pllakata.

“Ta gëzoni edhe poliklinikën e re, sepse sot në fakt quhet e mirëfilltë, një inagurim i të gjithë poliklinikës, por edhe me emrin e Lefter Guxho, i cili është një nga mjekët tonë më të mire”, vijoi Llatja.

Ndërsa ka falenderuar edhe drejtorin e spitalit i cili miratoi vendimet e këshillit bashkia për vendosjen e ikonave të mjekësisë së Elbasanit në disa nga pavionet tona kryesore, por edhe në poliklinikën qendrore.

E rikonstruktuar pak kohë më parë Poliklinika e Elbasanit ofron shërbim shëndetësor ambulator të organizuar në 30 kabinete mjekësore me 19 specialitete të ndryshme të sëmundjeve të brendshme.

Lefter Guxho në vitin 1961 shërbeu si mjek pranë drejtorisë së Higjenës dhe Epidemologjisë së rrethit të Elbasanit, më pas shkoi për të punuar në fshatin Funar.Në vitet 1966-1968 ishte shef i Shëndetësisë në rrethin e Librazhdit.Në vitet 1969-1972 punoi si shef i shëndetësisë së hekurudhës në ndërtim Elbasan-Prrenjas.Nga viti 1973 e deri sa ndërroi jetë punoi në Spitalin Infektiv të Elbasanit. Për një farë kohe ishte edhe nëndrejtor i Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit.

PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ DHE GLEDIAN LLATJA UROJNË BESIMTARËT MYSLIMAN FESTËN E FITËR BAJRAMIT

Nga xhamia Ballias e rindërtuar në qendër të qytetit të Elbasanit, Presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar besimtarët mysliman.

I shoqëruar nga kreu i bashkisë z. Gledian Llatja prfaqësues të pushtetit lokalë, deputetë si edhe përfaqësues të komunitetit mysliman në Elbasan, presidenti Begaj vlerësoi bashkëjetesën fetare si në Elbasan ashtu edhe në të gjithë shqipërinë, duke dhënë mesazhin se kjo vlerë duhet ruajtur, promovuar dhe trashëguar.

“Jam në Elbasan për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fitër Bajramit.

 Pas një maji të madhnueshëm të Ramazanit, besimtarët që u përkushtuan besoj se me lutjet e tyre ata janë më afër të Zotit, me lutjet e tyre të pranuara besoj se do të jenë qytetarë të denjë jo vetëm për veten e tyre, familjet e tyre por edhe për shoqërinë.

 Jam këtu në këtë xhami të mrekullueshme të qytetit të Elbasanit e rindërtuar në të njejtin vend ku në vitin 1608 Hasan Balliu e ndërtoi për herë të parë dhe në vitin 1967 u shkatërrua dhe falë Zotit u rindërtua përsëri në të njejtin vend.

 Jam në Elbasan ku është një traditë e shkëlqyer ku përveç objekteve të ndryshme të ndërtuara besimtarët jetojnë në harmoni. 

 Si në të gjithë shqipërinë, është një vlerë e madhe njerëzore, vlerë të cilën duhet ta ruajmë ta promovojmë dhe ta trashëgojmë.

 Unë uroj çdo të mirë  dhe çdo begati për çdo shqiptar për çdo besimtar. Gëzuar Fitër Bajramin”, ishte mesazhi i presidentit Begaj.

Edhe kreu i bashkisë z. Gledian Llatja vlerësoi sakrficën e besimtarëve mysliman gjatë këtij muaji, ndërsa uroi që këto sakrifica qofshin të pranuara.

“Gëzuar Fitër Bajramin, nga xhamia e Ballias, një xhami e madhe në Elbasan.

 Sot në mëngjes të gjithë besimtarët ishin të shumtë gjatë të gjithë bulevardit të Elbasanit dhe sheshit të qytetit, pikërisht për t’ju lutur Zotit, dhe për të përmbyllyr muajin e shenjtë muajin e Ramazanit.

 Qofshin të pranuara të gjitha sakrificat e këtij muaji dhe qoftë një ditë e mbarë sot dhe një ditë e begatë për të gjithë shqiptarët”, tha Llatja.

Mëngjesin e sotëm, pas 30 ditëve agjerim në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë falën namazin në sheshin kryesor të qytetit të Elbasanit.

“ARTIZANET SOT”, SHPALOS DETAJET DHE TRADITËN E LASHTË TË ELBASANIT NË MUZEUN ETNOGRAFIK

Nga thellësitë e shekujve mbërrijnë deri sot talenti popullor i punimeve artizanale, ku gratë  mbajnë gjallë traditën e paraardhësve të tyre.

Në kuadër të promovimit të artizanëve të Qarkut Elbasan, në ambientet e Muzeut Etnografik nga data 5 prill deri më 25 prill po organizohet “Artizanati Sot”, ku artizanet do të shpalosin punimet e tyre, për të gjithë qytetarët elbasanas por edhe turistët e shumtë që vizitojnë Elbasanin.

Në këtë promovim artizanet kanë sjellë në jetë trashëgiminë kulturore përmes veprave të tyre.

Ato kanë shpalosur punimet e tyre në tezgjah, gdhëndje druri, sapuna arizanalë, qëndisje në gjergjef, stoli, punime çantash me grep dhe çanta me rruaza, etj.

Me pasionin e tyre artizanet edhe një herë vëë në dukje se tradita e lashtë në Elbasan vazhdon të ruhet me fanatizëm nga njëri brez tek tjetri deri në ditët e sotme.

Në këtë event artizanet që marrin pjesë janë Hamide Filja, Brixhilda Çirraga, Shpresa Samurri, Josif Muça, Anisa Mëhalla, Edlira Kote, Nertila Allaj, Titi, Etleva Mata, Zana Hoxha, Motrat Koçollari, Etleva Ahmati, Bukurije Musai, etj.

Nga punimet në tezgjah dhe gdhëndjet e mrekullueshme në dru te sapunat artizanale, çdo detaj rrëfen një histori.

ELBASANI PREZANTOHET DENJËSISHT NË PANAIRIN E TURIZMIT TIRANË

Në Panairin e Turizmit Tirana 2024, ka marrë pjesë edhe Bashkia e Elbasanit, ku nëpërmjet Agjensisë së Kulturës dhe Turizmit, është prezantuar me destinacionet turistike që Elbasani ka, si edhe rritjen e cilësisë së shërbimeve turistike.

Elbasani, është ndër zonat më të hershme që vërtetojnë trashëgiminë dhe kulturën e lashtë të vendit tone, si edhe është kryeqendra e artit dhe kulturës.

Historia, trashëgimia kulturore dhe bukuritë natyrore janë asetet kryesore të qytetit të Elbasanit në zhvillimin e turizmit.

“Busheku”, “Labinoti Fushë”, “Krasta e Madhe”, “Llixha”, Funari e Gjinari, fshehin perla për vizitorët, që të shoqëruara me histori dhe legjenda shumë shekullore, janë origjinale në specifikat e tyre. Janë këto edhe shumë arsye të tjera që Elbasani është një nga qytetet më të preferuar për turistët e huaj, dhe për tu prezantuar sa më denjësisht në këtë panair.

Elbasani po shihet si një destinacion për të zgjatur kohën e turistëve, jo vetëm në bregdet.

Ecja në natyrë në zonat malore siç është Gjinari, është një nga atraksionet të cilat Elbasani i ofron. Në Funar pranë liqeneve janë hapur shtigjet për ecje si edhe për hedhjen me parashutë.

Panairi ka për qëllim të promovojë Shqipërinë duke u përqendruar në turizmin e kohës së lirë, atë të konferencave dhe eventeve të korporatave nga e gjithë bota.

Turizmin dixhital dhe turizmin mjekësor, i cili po zhvillohet gjithmonë e më tepër në vendin tonë.